Amendament për të dënuarit nga GJKKO, ndryshimet që popozoi PS në projektligjin për Amnistinë Penale

Amendament për të dënuarit nga GJKKO, ndryshimet që popozoi PS në projektligjin për Amnistinë Penale

Komisioni i Ligjeve votoi të martën projektligjin për Amnistinë Penale duke amenduar draftin fillestar që përjashtonte nga ulja e dënimit të gjithë zyrtarët e publikë të dënuar nga Gjyjka e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Amendamenti i miratuar të martën, që mori edhe dakordësinë e qeverisë, parashikon që edhe personat e dënuar nga GJKKO mund të përfitojnë ulje dënimi nga 1 deri në 1.5 vite burg, duke shfuqizuar germën c të nenit 5, pika 2,  që i përjashtonte nga kriteret e përfitimit të amnistisë.

Shqiptarja.com sjell amendimet që lexoi relatori Plarent Ndreca.

Propozime për amendime të cilat në gjykimin tim dhe në konkludimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe me ministrin kanë përfshirë edhe shumicën dërrmuese të propozimeve që kanë bërë Alibeaj dhe Nallbati.

     - Amendimi i parë është afati i hyrjes në fuqi të këtij ligji i cili duhet të jetë 31.1.2024. Ndërkohë që ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet ku janë caktuar nene 30.11.2023

        - Një ndryshim tjetër është tek neni 3 pika 1 ku ndryshohen germat a deri në c ku ishte përcaktuar që përftimi ishte deri 3 vjet për personat meshkuj që vuajnë dënimi me burgim deri në 3 vjet propozohet të shkojë deri në 4 vjet. Njëkohësisht për femrat të dënuar deri në 4 vjet propozohet të shkojë në 5 vjet.Gjithashtu edhe germa c e këtij neni, propozohet që personat meshkujt të dënuar me burgim të cilët deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u ka mbetur deri ne 3 vjet propozohet të shkojë deri në 4 vjet. Po ashtu për persona femra të dënuar me burgim të cilët deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u ka mbetur deri ne 4 vjet propozohet të shkojë deri në 5 vjet.

Ndërkohë te kriteret ndaluese ku ka pasur propozime edhe nga Alibeaj në amendimet e propozuara nga Alibeaj, kriteret ndaluese për përfitimin e amnistisë ka këto ndryshime:

        - Ndryshon germa k e këtij projektligji dhe hiqet vepra penale 238 kanosje për shkak të detyrës dhe neni 245, 1 paragrafi i 2 dhe 4 ushtrim ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike si dhe është shtuar vepra penale paragrafi i parë i nenit 263, organizimi ‘organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur’ pra vetëm paragrafi i parë i nenit 263.

         -  Ndërkohë tek neni 5 kriteret për përfitimin e amnistisë në pikën 2 shkronja c shfuqizohet, që parashikon personin e dënuar akuzat ndaj të cilëve janë gjykuar    sipas përcaktimit të nenit të 75 a të kodit të procedurës penale shfuqizohet. Në kuadër të pra të barazisë bëhet zbritja e dënimit pa diferencuar edhe subjektet që janë dënuar nga GJKKO përveç të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe të dënuarve për krimet kundër jetës ndaj personave në rrethana cilësuese, funksionarëve publikë, policisë, marrëdhënie familjare etj. Bëhet fjalë vetëm për ata që u zbritet dënimi në mënyrë të njëjte. Ka një barazi në këtë pikë

Kriteret për fitimin e të amnistisë nga ndjekja penale në pikën 1 bëhen përjashtimet e mëposhtme;

        - Data e përjashtimit të subjektit që janë në hetim kalon në 31. 1. 2014. Veprat që nuk përjashtohen nga pushimi i ndjekjes penale, sugjerohet që komisioni të ndryshojë këto vepra.

        - Hiqet vepra penale 90, 92 plagosje e lehtë nga pakujdesia, bëhet saktësim në nenin 112 paragrafi i parë. Hiqet paragrafi i parë i nenit 36 që është kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit. Hiqet paragrafi i parë i nenit 238 që është kanosje për shkak të detyrës si dhe hiqet paragrafi i parë dhe i 3 të nenit 225 1 ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publike, propozime të Alibeajt dhe Nallbatit.

Ndërkohë pika 3 e nenit 6 ndryshohet si më poshtë:

      - Nuk përfitojnë nga pika 1 e këtij nenit subjektet akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen sipas përcaktimeve të shkronjës c dhe q të nenit 75 a të kodit të procedurës penale. Pra hiqet parashikimi i projektligjit për mospërfitimin e subjekteve të deklarimit të pasurisë sipas pikës 1 të nenit 6 përjashtim bëjnë vetëm veprat që parashikohen tek pika 1 njësoj si për subjektet e tjera.

      - Ndërkohë që tek pika 3 e nenit 6 parashikohej që gjithë subjektet e deklaruesve të pasurisë përjashtoheshin tani ato përjashtohen vetëm për veprën penale që lidhet me deklarimin e pasurisë por jo me çdo lloj vepre tjetër penale të cilat dënohen deri në 2 vite, nuk kanë lidhje me ushtrimin e detyrës apo me të qenit subjekt deklarues.

 

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'