Amnistia penale nesër në Kuvend, Basha kusht: Falni protestuesit! Po lironi zyrtarët e korruptuar! Manja: S'ka falje por ulje dënimi! Pres reflektim

TIRANË- Mbeten më pak se 24 orë kur do të hidhet për votim në Kuvend por amnistia penale duket se nuk i ka ende 84 votat pët t’u miratuar nga ligjvënësit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot (21 shkurt) votën kundër amnistisë nga deputetët e tij, ndërsa akuzoi mazhorancën se po tenton të shpëtojë zyrtarët e korruptuar. Kreu i PD iu referua një amendamenti të votuar të martën në Komisionin e Ligjeve që bënte përfitues të uljes së dënimit edhe për të burgosurit që janë dënuar për vepra të lehta penale me vendim të formës së prerë nga GJKKO.

“PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare, është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti kriminal e korruptiv që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar. Kjo është përpjekja më skandaloze në 33 vite për të nxjerrë nga përgjegjësia penale zyrtarët e korruptuar.’- tha Basha.

Për votën pro amnistisë, Basha kërkoi heqjen nga përfituesit të të dënuarve nga Gjykata e Posaçme dhe pranimin e propozimeve të PD, për falje të plotë të protestuesve të dhunshëm të viteve 2018-2020

‘Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe padiskutim është pritshmëria jonë që askush prej nesh të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar, të hetuar, nën hetim, të akuzuar apo të dënuar nga gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse ka një tërheqje nga ky qëndrim i papranueshëm dhe skandaloz dhe nëse propozimet tona për amnistimin pa kusht të të gjithë protestuesve do të pranohen, sigurisht Partia Demokratike në funksion të interesit të mirë publik dhe në transparencë të plotë, do të rishikojë vendimin e saj.’- tha Basha.

Përgjigjen Bashës ia dha pas mbledhjes së qeverisë vetë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ndërsa e la të hapur rrugën për konsensus.

“Dua të jem i qartë që në fillim, ka amnisti nga dënimi dhe jo amnisti nga ndjekja penale. Kemi ndjekur traditën e ndjekur më herët. Një nga propozimet ka qenë që në kategorinë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga amnistia por ulje dënimit të jenë edhe ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme. Kjo nuk do të thotë që ne jemi refraktar”- tha Manja.

Manja, i cili e argumentoi pranimin e amendamentit me barazinë e qytetarëve para ligjit, ftoi të gjithë deputetët për votë pro.

“I njëjti i dënuar për të njëjtën vepër nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm, dhe i njëjti nuk përfiton nga ulja e dënimit nëse është dënuar nga Gjykata e Posaçme. Do të më vinte keq nëse vota e deputetëve të Shqipërisë do të ishte kundër”- u shpreh Manja.

Amendamenti i miratuar të martën, në komision që mori edhe dakordësinë e qeverisë parashikon që edhe personat e dënuar nga GJKKO mund të përfitojnë ulje dënimi nga 1 deri në 1.5 vite burg, duke shfuqizuar germën c të nenit 5, pika 2,  që i përjashtonte nga kriteret e përfitimit të amnistisë.

Fillimisht u përmend si autor i amendamentit, deputeti i Rithemelimit, Bledion Nallbati por ky e mohoi dhe tha se është propozuar nga socialisti Plarent Ndreca, ndërkohë që pak më vonë edhe Rithemelimi njoftoi se as ata nuk do ta votojnë Amnistinë Penale në Kuvend.

Amnistia Penale u paraqit në Kuvend në fillim të dhjetorit të kaluar, ndërsa mungesa 84 votave e ka shtyrë më shumë se 2 muaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Rithemelimi nuk voton për amnistinë penale! Bardhi: S’ka qenë akt konsensual, vazhdojmë kaosin në Kuvend

 

Rithemelimi nuk do të votojë për amnistinë penale. Pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit, Gazment Bardhi tha se drafti s’ka qenë konsensual.

Ai tha gjithashtu se aksioni opozitar do të vijojë në Kuvend, ku prej muajsh nuk është zhvilluar një seancë plenare normale, pasi deputetët e Rithemelimit kanë krijuar kaos me zhurmues e flakadanë. 

“Amnistia është kthyer në një akt jo transparent, në një akt ku secili në mënyrë të fshehtë shton dhe heq sipas interesit të tij. Ne prej muajsh jemi në një aksion brenda Kuvendit dhe ky aksion do të vijojë. Amnistia është një akt humanizmi, duhet të qëndrojë larg sherrnajave mazhorancë-opozitë, ka qenë një akt konsensual, por s’ka patur asnjë procedurë konsensuale për të dalë me një draft të përbashkët”, tha Bardhi.

Bardhi tha se nuk është publikuar drafti final që do të çohet për votim në Kuvend. 

“Nuk e kemi versionin zyrtar, se kush është versioni final. Këta ftojnë nesër deputetë të votojnë, ndërkohë që nuk dihet se kush është drafti final i amnistisë”, tha Bardhi.

Ora 13:49
Nesër aministia penale në kuvend, Ku do i gjejnë socialistët 84 votat? Ja si përgjigjet ministri Manja

Që amnistia penale të kalojë duhen 84 vota, po ku do i gjejnë socialistët?

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i bëri thirrje deputetëve të opozitës të reflektojnë dhe të votojnë duke e konsideruar atë si një votë mëshire për kategorinë e të dënuarve që mund të përfitojnë nga kjo aministi.

Nuk mund të kondicionohet vota. Ata e kanë marrë dënimin për veprën që kanë kryer, shumica e dënimit është ekzekutuar. Bëhet fjala për një amnisti që iu fal një pjesë të dënimit, pasi ata e kanë arritur edukimin dhe proceset edukuese. Pres reflektim. Ndoshta dhe konfuzioni që u krijua sot nga dje, nuk dua ta besoj. Unë e shoh si një moment për ta shfrytëzuar për axhenda të vogla politike. Mund të ketë shumë diskutime në Kuvend që mund të diskutohen, por jo amnistia, pasi do të doja që të merrte 140 vota. Të dënuarit nuk janë të bardhë apo të zinj, rozë apo blu. Ata janë pjesëtarë të kësaj shoqërie që ne kemi detyrimin t’i kthejmë të rehabilituar në shoqëri. Dora jonë duhet të jetë e shtrirë për secilin prej tyre.”, tha Manja.

Ora 13:41
Amnistia për zyrtarët e korruptuar? Manja i përgjigjet Bashës: Nuk përfitojnë nga veprat që po gjykohen në GJKKO! Të dënuarit përfitojnë ulje

Tirane- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se aministia penale do të përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarët e korruptuar.

Ulsi Manja deklaron se nuk ka asnjë amnisti nga ndjekja penale për asnjë nga çështjet dhe lënda që është sot në duart e prokurorisë së Posaçme dhe të GJKKO-së  

Po kështu sqaroi se në draftin paraprak të qeverisë ishte përjashtuar nga ulja e dënimit kategoria e të dënuarve nga GJKKO, por më pas me propozimet që mbërritën komisionin e ligjeve u pranua të bëheshin ndryshime

“Dua të jem i qartë që në fillim, ka amnisti nga dënimi dhe jo amnisti nga ndjekja penale. Kemi ndjekur traditën e ndjekur më herët. Një nga propozimet ka qenë që në kategorinë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga amnistia por ulje dënimit të jenë edhe ata të dënuar nga gjykata e posaçme. Më lejoni të them që amnistia është mbi dënimin e veprat e nuk lidhet me kompetencën e gjykatës me të cilën është dënuar personi.  Megjithatë në variantin e qeverisë e kishim përjashtuar këtë kategori të dënuarish nga ulja e dënimit por ama ekspertiza e komisionit të ligjeve që kujdeset për të siguruar dhe parimin e barazisë para ligjit ne dhamë dakordësinë për këtë amendament.  

Manja ndër të tjera la të hapur dhe mundësinë e ndryshimit.

'Kjo nuk do të thotë se jemi reflaktar në këtë drejtim, sepse qëllimi jonë ka qenë i qartë.  Pres reflektim”- tha Manja.

Manja, i cili e argumentoi pranimin e amendamentit me barazinë e qytetarëve para ligjit, ftoi të gjithë deputetët për votë pro.

“Një nga propozimet që ka pasur në komisionin e ligjeve ka qenë që në kategorinë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga amnistia por përfitojnë ulje dënimi të përfshihet kategoria e të dënuarve nga GJKKO me vendim të formës së prerë. Argumenti i deputetëve ka qenë që përmes këtij parimi të sigurohet neni 18 pika 1 e kushtetutës barazia para ligjit, sepse i njëjti i dënuar për të njëjtën vepër nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm, i ulet një vit për burrat dhe 1.5 vite për gratë e të miturit dhe i njëjti nuk përfiton nga ulja e dënimit nëse është dënuar nga Gjykata e Posaçme. Do të më vinte keq nëse vota e deputetëve të Shqipërisë do të ishte kundër”- tha Manja.

Ora 11:59
Nallbati publikon amendamentin: S’kemi bërë asnjë propozim për lirimin e të dënuarve nga GJKKO, e ka bërë Plarent Ndreca

1708513647_Nallbati.jpg

Deputeti i Rithemelimi Bledion Nallbati ka reaguar në lidhje me projektligjin për Amnistinë Penale, në lidhje me amendamentin e propozuar prej tyre. Teksa ka publikuar amendamentin e propozuar prej tij, Bledion Nallbati thotë se PS ka dezinformuar pasi nuk ka propozuar asnjë amendament që synon apo parashikon faljen e zyrtarëve të korruptuar që janë dënuar nga GJKKO.

Sipas Nallbatit, propozimi është bërë me propozim të relatorit të PS-së Plarent Ndreca.

‘Në projektligjin për Aministinë, ndryshe nga sa ka dezinformuar Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, nuk kam propozuar asnjë amendament që synon apo parashikon faljen e zyrtarëve të korruptuar, që janë dënuar apo gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Amendamenti që kam dorëzuar synon në thelb garantimin e barazisë midis të dënuarve meshkuj dhe femra, apo kategorisë së veprave penale, duke rritur masën përfituese për të dënuarit meshkuj nga 3 vjet në 4 vjet.

Amendamenti që përflitet për shfuqizimin e pikës 2 të nenit 5 është një propozim apo ndryshim i bërë nga relatori i PS z. Plarent Ndreca. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar të PD nuk ka votuar pro projektligjit në Komisionin e Ligjeve.

Çdo mekanizëm, çdo keqinformim apo keqpërdorim, çdo tentativë e mazhorancës duke dezinformuar edhe median është e papranueshme dhe nxjerr në pah se amnistia e propozuar prej tyre nuk ka qellim të përfshijë shtresat që kanë nevojë por synon të përdoret si mburojë për zyrtarët e korruptuar. Në funksion të transparencës bashkëlidhur i plotë amendamenti i dorëzuar nga ana ime zyrtarisht.’- tha Nallbati.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/02/2024 01:13

    Dhelpra Manja kujton se ka te beje me dele ! Do te ulen vetem denimet 1-1.5 vjet dhene nga GJKKO ! Po cili zyrtar eshte denuar me shume vite?! Gati te gjithe jane denuar me gjykim te shkurtuar,me shume pak vite minimalisht dhe nje pjese ua kane kthyer qe tani ne /sherbim prove/! Mediat te nxjerrin nje liste /denimesh/ zyrtaresh nga GJKKO dhe te shohim se cilet emra /perfitojne/.Gjithashtu jam kunder faljes se protestuesve te dhunshem te PD.Amerika ka kaq vjet qe ka denuar nje per nje dhe vazhdon te kerkoje e denoje fanatiket e MAGA-s qe sulmuan kongresin me 6 Janar,kurse keta birbot tane kerkojne qe fanatiket e tyre qe bene te njejten gje te falen?! Nuk duhet te kete asnje falje!

    Përgjigju
  • Linda: 21/02/2024 15:19

    Dy grupimet e opozites shqiptare po luajn lojen me te ndyre qe mund te kete ndodhur ndonje here ne shoqerin njerezore!Gazmend Bardhi eshte skizofren psikopat i lindur dhe Basha luan me 2 porta! Protesta e djeshme nuk i bashkoj dot po i shnderroi ne hiena dhe cakej!Deputeti tjeter i tyre shkoi ne Greqi me leket e popullit per tu qare per arrestimitn e Berishes jo per te zgjidhur hallet e popullit! Shesin jasht vendit cdo vler kombetare dhe shkaterrojn brenda vendit cdo gje te ndertuar keta bandit qe i paguajm shume shtrenjt si deputet!

    Përgjigju
  • Or tej: 21/02/2024 14:36

    Te lirohen te gjithe pa perjashtim dhe te burgosen vetem te ndershmit mqs jane me pakice kshq ne kete menyre zgjidhet edhe problemi i mbipopullimit te burgjeve or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Gazi: 21/02/2024 14:23

    Po cfare debili je more Luli na ve kusht po po deshe votoje ta marin veshe te denuarit se kush nuk do lirimin e tyre Apo na bene ne te fshehte lojen e Non Grades Votoje me mire qe te fitoshe ndonje pik se perndyshe rri fli gjum

    Përgjigju
    • Besi: 21/02/2024 16:04

      amnisti nga denimi por jo nga ndjekja penale kjo eshte non sens per nje minister drejtesie apo mos barazimi i vendimeve te gjykatave te juridiksionit te pergjithshem ose te perhershem me ato te posacme ose te perkoheshme, behet fjale per barazi ne vepra penale per te denuarit kur mund te kete edhe parashkrim te ndjekjes penale qe e ben personin te pazgjedhshem perjete. Me duket se edhe ky ligj do te shkoje ne gjykate kushtetuese per mos peshim te njejte te veprave qe perbejne kundrabajtje penale

  • Reci: 21/02/2024 13:01

    Asnje vote ske per t marre o Lulush

    Përgjigju
  • Besi: 21/02/2024 11:32

    Luli si percares edhe i protestuesve

    Përgjigju
  • Qobani: 21/02/2024 11:27

    Për me u ba Njerëzor duhet të kuptojm dhe të bindemi me fjalë , nuk po muj me ditë sa jan të korruptum pushtetarët,të gjithë po e han HARAMIN me jardamë,ja vlenë të bahemi gati mos po na vjen najtë tërmet i fuqishum me tgjithë përkrahsit e së keqes na bajnë rrafshë me tokën dot flasim me vetëvehtën

    Përgjigju
    • Besi: 21/02/2024 11:55

      e ke fjalen per Alibej se aty ishte ne komision me te tjeret, apo amendamentin e ri te Nallbatit qe nuk pranon ta shoh Basha ne amnisti se kerkon te blej protestuesit per zgjedhjet e ardhme

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille