Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet

Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu

1733329326_albanakociu.JPG

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu foli sot pas mbledhjes së qeverisë për amendamentin e PD për minimumin jetik.

Koçiu tha se propozimi nuk u miratua dje (3 dhjetor) në Kuvend, pasi sipas saj duhet dakordësi për mënyrën si do të matet minimumi jetik

‘Ne rrëzuam dje një amendament të kërkuar nga opozita që në gjykimin tonë nuk është amendament i vlerësuar ashtu siç duhet. Kur vjen puna tek minimum jetik do të duhet të ketë dakordësi të përbashkët lidhur me metodologjinë, mënyrën si matet minimumi jetik dhe më pas të vlerësojmë përmes kësaj metodologjie, kush është minimumi jetik për të vlerësuar, kush janë familjet që kanë nevojë për mbështetje’, tha ajo.

Kuvendi rrëzoi ditën e djeshme (3 dhjetor) në seancën që u zhvillua për miratimin e buxhetit 2025, amendamentin e PD për minimumin jetik. Amendamenti për vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar, mori 36 vota pro të opozitës dhe 72 kundër. Ministria e Shëndetësisë tha se mazhoranca është kundër këtij propozimi, pasi sipas saj qeveria ka bërë politika për të forcuar programet e punësimit për shtresat në nevojë dhe jo për të dhënë lëmoshë.  


Lajmi kryesor:

Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin