TIRANE - Të enjten në Kuvend pritet të hidhet në votim amendimi i 28 deputetëve të PS dhe LSI për ndryshim në ligjin
për televizionin Publik Shqiptar, sipas të cilit kryetari i RTSH-së
zgjidhet sipas formulës së presidentit. Kreu i komisionit parlamentar të Medias, deputeti demokrat Genc Pollo foli për ndërhyrje të kryeministrit Rama në këtë proces, që sipas tij, e kaloi me procedurë të përshpejtuar këtë ndryshim "për të shmangur konsultimin në radhë të parë me BE,
OSBE, e KiE që kanë ndihmuar shumë për këtë ligj".
Ai solli në kujtesë se 5 vjet më parë kur mazhoranca aktuale ishte në opozitë, kërkoi që kreu i RTSH-së të zgjidhje me shumicë të cilësuar, ligj i miratuar me konsensusin e palëve para zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës.
Sipas ndryshimit të propozuar nga mazhoranca, nëse në 3 raundet e para drejtori i RTSH-së nuk zgjidhet nga Këshilli Drejtues i Televizionit me shumicë të cilësuar në raundin e katërt për zgjedhjen e tij me shumicë të thjeshtë.
Deklaratë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Medias, Genc Pollo Edi Ramës nuk i mjafton kontrolli që ka arritur të verë mbi mediat private përmes joshjes, blerjes, shantazhit e kopaçes AMA. Por edhe një media publike si RTSH, megjithëse e komandon de facto, do patjetër ta shtjerë në dorë edhe de jure.
Ligji për Median Audiovizive, i miratuar me konsensus pak muaj para zgjedhjeve parlamentare 2013, do të ishte një bazë e duhur për një transmetues publik të ringritur. Ishte PS e Ramës në opozitë që në vitin 2012 vuri si kusht për konsensusin ndaj këtij ligji shumicën e cilësuar në Këshill Drejtues të RTSH për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Mazhoranza e PD asokohe e pranoi kushtin e opozitës dhe e votoi kështu ligjin.
Sot në pushtet, pikërisht këtë formulë të kërkuar prej tij para 5 vitesh Edi Rama do ta anullojë këtë të enjte në Kuvend. Ankohet se e bllokon opozita. Edhe pse mes dy kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli Drejtues, që të dy me jetë aktive politike në PS prej 25 vjetësh, si shenjë kompromisi e bashkëpunimi, anëtarët nga opozita përkrahin njërin prej tyre. Por jo detyrimisht mikun familjar të Edi Ramës. Atëhere të ndryshohet ligji thotë Rama. Të ndryshohet ad hominem, për njeriun konkret. Për mikun e bën gjënë të cilën refuzon ta bëjë për mikun tjetër, Prengën e Laçit. Se nuk i leverdis.
E bën edhe me procedurë urgjence për të shmangur konsultimin në radhë të parë me BE, OSBE, e KiE që kanë ndihmuar shumë për këtë ligj e fushë. Edhe këtu zhbën nje praktikë pozitive të deritashme.
Dhe për të kuptuar mentalitetin e tij vëreni faktin: Ka emeruar Drejtore të Informacionit madje donte ta emëronte përkohësisht si Drejtoreshë të Përgjithshme e RTSH, shefen e PR në Bashkinë Tiranë deri në 2011.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
68.9%
-
Jo
27.6%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 1466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15