Ky fakt është dëshmuar nga fotografi danez Joakim Eskildsen, i cili për shtatë muaj ka udhëtuar nëpër New York, California, Louisiana, Saouth Dakota dhe Georgia.
Amerika që ai pa ishte shumë larg imazhit mitik që të huajt kanë për vendin e ëndrrave.
Eskildsen, fotografitë e të cilit janë paraqitur në librin Realiteti amerikan, përshkruajnë përvojën që i ka thyer zemrën.
Ai shprehet: “Ndikimi që ka bërë media është shumë i madh. Shumë njerëz e quajnë veten humbës sepse nuk kanë mundur t’i jetojnë idealet shut siç janë paraqitur në ekran”.
Si fotograf ai është përpjekur që të kapë të vërtetën. Eskilden ka deklaruar: “Unë nuk i portretizoj njerëzit në të pasur dhe në të varfër. Për mua është shumë e rëndësishme që të shoh brendësinë e njerëzve, jo të ilustroj situatën në të cilën ndodhen, të qënit të pasur apo të varfër dhe rrethana të tjera që i kushtëzojnë".
Ajo që fotografi vuri re në Amerikë ishte se ata që jetonin në varfëri ose mund të kishin humbur shtëpitë pas i janë shtruar në spital ose janë emigrantë të sapoardhur që luftojnë për mbijetesë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com