Që prej mbrëmjes së djeshme në vend janë rikthyer reshjet e shiut, të shoqëruara edhe me shtrëngata. Për shkak të kësaj situate trafiku në kryeqytet paraqitet i rënduar në disa prej akseve kryesore rrugore. Në disa zona veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk, është krijuar një trafik kilometrik
Përgjatë Unazës së Madhe, Laprakë, Don Bosko, zona e Ali Demit, Astir dhe Sauk, ëhtë krijuar një trafik kilometrik. Që në orët e para të mëngjesit qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në rrugë.
Edhe në disa qarqe të tjera të vendit reshjet e shiut kanë krijuar disa problematika. Në Kukës reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore. Qytetarët këshillohen të lëvizin me kujdes, ndërsa në terren ndodhen kompanitë e mirëmbajtjes së rrugës.
Në Durrës disa rrugë patën prezencë të shtuar uji duke vështirësuar qarkullimin. Fatmirësisht sitiata tani paraqitet e qetë dhe lëvizja e automjeteve vijon normalisht.
lajm ne perditesim...

Reshjet e shiut kanë përfshirë qarkun e Kukësit që prej orëve të pasdites së djeshme, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në qytete dhe në disa akse rrugore nacionale.
Në zonat e larta malore reshjet janë shoqëruar edhe me mjegull, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.Në qytetin e Kukësit, trafiku ka qenë i rënduar që në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në rrugët kryesore.
Krahas reshjeve të shiut, një ndikim në shtimin e fluksit të automjeteve ka pasur edhe lëvizja e prindërve që shoqëronin fëmijët në shkolla me automjete.Pavarësisht pranisë së policisë rrugore dhe asaj bashkiake për menaxhimin e trafikut, në disa akse të qytetit qarkullimi është zhvilluar me vështirësi.
Reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh inerte në disa akse rrugore nacionale. Deri më tani nuk raportohet për bllokime të qarkullimit pasi kompanitë e mirëmbajtjes rrugore kanë ndërhyrë për largimin e gurëve dhe materialeve inerte të rëna në rrugë.
Ndryshe, reshjet e shiut janë të mirëpritura për sektorin energjetik, veçanërisht për hidrocentralin e Fierzës, i cili gjatë muajve të verës është përballur me prurje të kufizuara nga burimet që furnizojnë liqenin, çka ka bërë që niveli i Fierzës të zbresë në kuotën 265 metra mbi nivelin e detit. Në këto kushte, reshjet e ditëve të fundit mund të ndikojnë pozitivisht në rritjen e prurjeve në liqen, përmes burimeve ujore që furnizojnë basenin më të madh ujëmbledhës të kaskadës së Drinit.
Megjithatë,ndikimi i reshjeve në nivelin e liqenit të Fierzës do të varet nga kohëzgjatja dhe intensiteti i tyre, si dhe nga sasia e ujit që do të mbërrijë në basen përmes degëve dhe burimeve ujore që e furnizojnë atë.
Reshjet e shiut që përfshinë Durrësin mëngjesin e kësaj të premteje bënë që disa rrugë të qytetit të mbulohen nga uji.
Situata ishte më problematike ishte në zonën pranë stadiumit, në rrugën “Taulantia” dhe përgjatë bregdetit, ku uji në rrugë vështirësoi qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë tani raportohet uji është larguar nga rruga, dhe automjetet vijojnë qarkullimin normalisht.









Komente
Komento