Ky fakt është dëshmuar nga fotografi danez Joakim Eskildsen, i cili për shtatë muaj ka udhëtuar nëpër New York, California, Louisiana, Saouth Dakota dhe Georgia.
Sipas tij, Amerika që ai pa ishte shumë larg imazhit mitik që të huajt kanë për vendin e ëndrrave.
Eskildsen, fotografitë e të cilit janë paraqitur në librin Realiteti amerikan, përshkruajnë përvojën që i ka thyer zemrën.
Ai shprehet: “Ndikimi që ka bërë media është shumë i madh. Shumë njerëz e quajnë veten humbës sepse nuk kanë mundur t’i jetojnë idealet shut siç janë paraqitur në ekran”.
Si fotograf ai është përpjekur që të kapë të vërtetën. Eskilden ka deklaruar: “Unë nuk i portretizoj njerëzit në të pasur dhe në të varfër. Për mua është shumë e rëndësishme që të shoh brendësinë e njerëzve, jo të ilustroj situatën në të cilën ndodhen, të qënit të pasur apo të varfër dhe rrethana të tjera që i kushtëzojnë.
Ajo që fotografi vuri re në Amerikë ishte se ata që jetonin në varfëri ose mund të kishin humbur shtëpitë pas i janë shtruar në spital ose janë emigrantë të sapoardhur që luftojnë për mbijetesë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com