Amerika në FOTO në ditën e shtatë të protestave pas vrasjes nga policia të një afrikano-amerikani

Amerika në FOTO në ditën e shtatë të protestave pas vrasjes nga policia të një afrikano-amerikani

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikako-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë 

Në Mineapolis, policia i detyroi të shtrihen në tokë disa motoristë. Protestat ndaj vdekjes së George Floyd, 46 vjeç, kanë vazhduar për ditë të tëra

Protesta në Mineapolis. 

Një protestuese bën shenjën e zemrës ndërsa proteston pas shtetrrethimit në Mineapolis. 

Vizitorët bëjnë homazhe për George Floyd, afër vendit ku ai vdiq ndërsa ishte në paraburgim policor.

Policët ndërhyjnë ndaj protestuesve pasi ata ndezën zjarr në disa makina pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Afrikano-amerikani, George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë.

Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington duke brohoritur: “jeta e afrikano-amerikanëve ka vlerë”, “duart lart, mos qëllo” dhe “pa drejtësi nuk ka paqe”.

Protestuesit vrapojnë pas ndërhyrjes së policisë në Uashington. 

Protestuesit ndezën zjarr, derisa qëndruan në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi vdekjen e Floydit si "tragjedi të rëndë" që e ka mbushur vendin me zemërim dhe pikëllim, por tha se administrata e tij nuk do të tolerojë që demonstratat të shndërrohen në dhunë.

Një fëmijë mban një letër me mbishkrimin "Drejtësi" ndërsa sheh jashtë dritares së një makine që kalon para protestuesve në Riçmond të SHBA-së.

Në Nju Jork, akte vandale nga protestuesit, bastisen dyqane dhe supermarkete 

Policët duke e arrestuar një të dyshuar gjatë trazirave në Nju Jork. 

Një burrë i bardhë dhe një tjetër me ngjyrë mbajnë duart me njëri-tjetrin në Karolinën Veriore .

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Nju Jork. 

Pjesëtarët me uniformë të Shërbimit të Inteligjencës së SHBA-së qëndrojnë para protestuesve pranë Shtëpisë së Bardhë. 

Gjatë fundjavës, demonstrues në Gjermani u mblodhën po ashtu për të shfaqur mbështetje për protestat.

 


Lajmi kryesor:

Vdekja e Floyd, protesta ‘errëson’ Shtëpinë e Bardhë, Trump evakuohet në bunker, Los Angeles viktimë e grabitjeve (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja