Vdekja e Floyd, protesta ‘errëson’ Shtëpinë e Bardhë, Trump evakuohet në bunker, Los Angeles viktimë e grabitjeve (VIDEO)

Vazhdojnë protestat në SHBA edhe në ditën e gjashtë pas vdekjes së George Floyd, Afrikano-Amerikani i vrarë nga një polic në Minneapolis ku më në fund është rikthyer rendi.

Policia e mbështetur nga 13,000 ushtarë të Gardës Kombëtare ka arritur të rimarrë kontrollin e qytetit.

Tensioni po përhapet në shpërthime të tjera proteste, në Uashington ku Shtëpia e Bardhë ka përfunduar e rrethuar ndërsa presidenti Donald Trump bashkë më familjen është evakuuar në bunkerin e emergjencencës.

Gjatë operacionit të evakuimit pothuajse të gjitha dritat në pallatin presidencial ishin fikur për arsye sigurie, për të zvogëluar shikueshmërinë e tyre nga sheshi ku ishin grumbulluar protestuesit.

Në bregdetin tjetër, një nga zonat më elegante në zonën metropolitane të Los Angeles protestat ishin emblematike pasi zemërimi i protestuesve u shndërrua në akte vandale duke shkatërruar dhe plaçkitur dyqane dhe supermarkete. Skena të ngjashme u panë edhe në Filadelfia në Pensilvani, ish kryeqyteti historik i Shteteve të Bashkuara.

Policia deri tani ka arrestuar rreth 4000 persona në rreth 25 qytete amerikane mbi të cilët rendojnë akuzat e shkeljes së urdhërit të shtetrrethimit, vjedhje dhe dëmtim prone.

Në vend ekziston frika dhe makthi se kuptimi i protestave mund të devijojë dhe shtrembërohet.

Donald Trump ka kërcënuar se qeveria federale do të ndërhyjë duke përdorur ushtrinë nëse administratorët lokal demokratë nuk përdorin grushtin e fortë kundër dhunës në protesta.

"Nxitja e revoltave dhe dhuna është krim federal! Guvernatorët dhe kryebashkiakët liberalë duhet të ashpërsojnë veprimet për të siguruar rendin ose qeveria federale do bëjë atë që duhet bërë, kjo përfshin fuqinë e pakufizuar të ushtrisë dhe arrestime”- shkruajti në Twitter presidenti Trump.

Dhuna e shkaktuar përkeqëson tashmë një situatë dramatike brenda një peizazhi të depresionit ekonomik i cili do të jetë edhe shumë vështirë për tu rindërtuar pas kësaj valë tjetër shkatërrimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
SHBA/Vrasja e afrikano-amerikanit Floyd, Presidenti Trump fajëson ANTIFA-n për nxitjen e kaosit

Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi Gardën Kombëtare, duke thënë se ajo po bën një punë të shkëlqyer, në përgjigje të protestave që u shndërruan në dhunë në dhjetëra qytete amerikane, pas vdekjes së një afrikano-amerikani që ishte nën prangat e policisë.

Në komentet që bëri të dielën në Twitter, Presidenti Trump fajësoi "anarkistët e udhëhequr nga ANTIFA" për nxitjen e kaosit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do ta shpallin Antifën një organizatë terroriste.

Lidhja Amerikane Kundër Shpifjes e përshkruan Antifën si "një grumbullim të lirë grupes h, rrjetesh dhe individësh që besojnë në kundërshtimin aktiv dhe agresiv ndaj lëvizjeve të së djathtës ekstreme.”

Trazirat në të gjithë Amerikën kanë pasuar protestat përgjithësisht paqësore pas vdekjes në Mineapolis të 46-vjeçarit George Floyd, afrikano-amerikanit që humbi jetën pasi një oficer i bardhë e kishte vënë poshtë, duke i mbajtur gjurin mbi qafë për më shumë se tetë minuta.

Në programin e Presidenti Trump për ditën e sotme përfshihej një videokonferencë me guvernatorët e shteteve, zyrtarët ligjzbatues dhe ata të sigurisë kombëtare për një diskutim që Shtëpia e Bardhë tha se synon "të mbajë të sigurta komunitetet amerikane".

Prej disa netësh me radhë dhuna i është afruar edhe Shtëpisë së Bardhë. Mbrëmë, forcat e rendit u përballën përsëri me protestuesit në Sheshin Lafayette të Uashingtonit, ndërsa zjarrfikësit shuan një zjarr në pjesën e poshtme të kishës historike të Shën Gjonit në anën tjetër të rrugës që e ndan nga Shtëpia e Bardhë.

Ora 16:35
Amerika në FOTO në ditën e shtatë të protestave pas vrasjes nga policia të një afrikano-amerikani

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikako-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë 

Në Mineapolis, policia i detyroi të shtrihen në tokë disa motoristë. Protestat ndaj vdekjes së George Floyd, 46 vjeç, kanë vazhduar për ditë të tëra

Protesta në Mineapolis. 

Një protestuese bën shenjën e zemrës ndërsa proteston pas shtetrrethimit në Mineapolis. 

Vizitorët bëjnë homazhe për George Floyd, afër vendit ku ai vdiq ndërsa ishte në paraburgim policor.

Policët ndërhyjnë ndaj protestuesve pasi ata ndezën zjarr në disa makina pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Afrikano-amerikani, George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë.

Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington duke brohoritur: “jeta e afrikano-amerikanëve ka vlerë”, “duart lart, mos qëllo” dhe “pa drejtësi nuk ka paqe”.

Protestuesit vrapojnë pas ndërhyrjes së policisë në Uashington. 

Protestuesit ndezën zjarr, derisa qëndruan në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi vdekjen e Floydit si "tragjedi të rëndë" që e ka mbushur vendin me zemërim dhe pikëllim, por tha se administrata e tij nuk do të tolerojë që demonstratat të shndërrohen në dhunë.

Një fëmijë mban një letër me mbishkrimin "Drejtësi" ndërsa sheh jashtë dritares së një makine që kalon para protestuesve në Riçmond të SHBA-së.

Në Nju Jork, akte vandale nga protestuesit, bastisen dyqane dhe supermarkete 

Policët duke e arrestuar një të dyshuar gjatë trazirave në Nju Jork. 

Një burrë i bardhë dhe një tjetër me ngjyrë mbajnë duart me njëri-tjetrin në Karolinën Veriore .

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Nju Jork. 

Pjesëtarët me uniformë të Shërbimit të Inteligjencës së SHBA-së qëndrojnë para protestuesve pranë Shtëpisë së Bardhë. 

Gjatë fundjavës, demonstrues në Gjermani u mblodhën po ashtu për të shfaqur mbështetje për protestat.

 

Ora 16:23
Pas vrasjes së Floyd, Trump takim urgjent me liderët afrikano-amerikanë, guvernatorët dhe drejtuesit e sigurisë kombëtare

Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump dhe këshilltarët e tij po vazhdojnë të hartojnë strategji për tju përgjigjur sa më mirë trazirave në shkallë mbarëkombëtare, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë filluar ‘të arrijnë’ tek disa udhëheqës afrikano amerikanë dhe ti bindin ata për një seancë dëgjimore brenda kësaj jave në lidhje me revoltat dhe dhunën që ka përfshirë vëndin pas vrasjes së afrikano amerikanit Floyd nga një polic i bardhë.

Programi i Trump për sot ka të bëjë me një mbledhje urgjente me guvernatorët e shteteve, drejtuesit e zbatimit të ligjit dhe drejtuesit e sigurisë kombëtare - një tregues ky që presidenti amerikan është përqendruar tani për tani në çështjet e rendit dhe ligjit gjatë dhunës në mbarë vendin.

Protestat për vdekjen e George Floyd janë përhapur edhe në shumë qytete të SHBA teksa Garda Kombëtare është aktivizuar në 26 shtete dhe rreth 40 qytete ku është vendosur tashmë shtetrrethimi.

Ora 15:22
SHBA/Dy të vdekur gjatë protestave në Louisville...Reagon djali i viktimës George Floyd: Me dhunë nuk zgjidhim asgjë

Një burrë u qëllua dhe u vra kur policia dhe Garda Kombëtare hapën zjarr në Louisville pas një përplasjeje të dhunshme mes një grupi të mbledhur në një parking dhe oficerëve të zbatimit të ligjit që u përpoqën të shpërndanin turmën.

Shefi i policisë Steve Conrad tha se Garda Kombëtare e Kentucky dhe policia e Louisville ishin dërguar në parkingun e Dino's Food Mart rreth orës 00:15, ku ishte mbledhur një turmë e madhe. Sipas Conrad, fillimisht demonstruesit qëlluan ndaj forcave të policisë të cilët nga ana e tyre u përgjigjën duke hapur zjarr.

Sipas mediave amerikane ka mbetur i vdekur nga plumbat një burë por pa dhënë informacione të mëtejshme për identitetin e tij.

Një rast tjetër, në Louisville, ku protestuesit po kërkojnë gjithashtu drejtësi për vrasjen nga ana e policisë e afrikano amerikanit George Floyd, ka mbetur e vdekur një vajzë 26 vjeçare për shkaqe ende të panjohura.

Në lidhje me protestat e dhunshme ka reaguar edhe djali i George Floyd.  Quincy Mason Floyd u bëri thirrje demonstruesve në të gjithë vendin që të shmangin dhunën. "Nuk do të zgjidhim asgjë me anë të dhunës.

Nga Minneapolis në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara. Protestat për vdekjen e George Floyd janë përhapur edhe në shumë qytete të SHBA teksa Garda Kombëtare është aktivizuar në 26 shtete dhe rreth 40 qytete ku është vendosur tashmë shtetrrethimi. Raportohet gjithashtu se më shumë se 60 policë janë plagosur gjatë protestave në të gjithë SHBA.

Ora 15:00
Pamje dramatike/ Kamioni futet mes protestuesve në SHBA (FOTO+VIDEO)

Një kamion cisternë është futur në masë ku mijëra qytetarë amerikanë po protestonin pas vdekjes së George Floyd, të cilët kishin mbyllur autostradën që lidh Minneapolis me pjesët tjera të SHBA-së.

Videoja shfaq kamionin duke lëvizur me shpejtësi të madhe në autostradën I-35W, derisa mijëra protestues ishin në rrugë.

Sipas autoriteteve, kamioni nuk e ka goditur asnjë demonstrues, por ai është ndalur më pas nga turma të cilët e kishin rrethuar.

Bëhet fjalë për shoferin 35-vjeç, Bogdan Vechirko, të cilin e nxjerrin nga kabina dhe e rrahin në mes të rrugës.

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin Vechirkon të mbuluar në gjak dhe pa bluzë, derisa protestuesit e dorëzojnë të policët që kishin dalë në vend të ngjarjes për ta mbajtur nën kontroll situatën.

Ora 14:54
Vdekja e Floyd, sherifi i Flint bashkohet me protestuesit: Nuk jemi të gjithë si polici i akuzuar për vrasje

JO vetëm dhuna, por edhe shenja solidariteti.

Gjatë fundjavës në tre qytete të mëdha në Shtetet e Bashkuara, policia iu bashkua protestuesve të indinjuar nga vrasja e afrikano amerikanit George Floyd nga një agjent policie.

Gjesti i agjentëve nga Camden, New Jersey, Ferguson, Misuri dhe Flint, Michigan, të gjunjëzuar para protestuesve, është bërë virale duke ngjallur lëvdata, një shpresë të vogël dhe duke përhapur një shembull që po fillon të përsëritet edhe në pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara.

Protestuesit në Flint, Michigan, të mbledhur jashtë stacionit të policisë, dëgjuan fjalët e Sherifit të Qarkut Genesee, Christopher Swanson i cili tha se po iu bashkohej atyre për të protestuar edhe ai kundër racizmit dhe vrasjes së Floyd.

Sherifi theksoi se agjentët amerikanë nuk janë të gjithë si ish-polici Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e Floyd.

"Mos mendoni për asnjë sekondë se ai përfaqëson policët nga i gjithë ky komb", tha Swanson.

Jashtë stacionit të policisë së Ferguson, në shenjë respekti efektivët u gjunjëzuan për nëntë minuta, aq sa zgjati dhe agonia e Floyd gjatë mbytjes. Turma inkurakoi agjentët për spektaklin e solidaritetit.

Ora 09:35
Inteligjenca e SHBA-së akuzon Rusinë: Po nxit përplasjet racore, synon të ndikojë në zgjedhjet presidenciale

Shtatë zyrtarë amerikanë të inteligjencës akuzojnë Rusinë se po nxit përplasjet racore në SHBA, me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“The New York Times” shkruan se Rusia, nëpërmjet disa grupeve supermaciste të bardha po inicion dhunë dhe tension për të rritur edhe zemërimin tek grupet afroamerikane në SHBA.

Qeveria ruse ka rritur përpjekjet për të ndezur tensionet racore në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e përpjekjes së saj për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke përfshirë përpjekjen për të nxitur dhunë nga grupet e bardha supremaciste dhe për të ngjallur zemërimin mes afrikano-amerikanëve, sipas shtatë zyrtarë amerikanë të informuar mbi inteligjencën.

Agjensia e inteligjencës kryesore ruse, S.V.R., me sa duket ka shkuar përtej metodave të ndërhyrjes në vitin 2016, kur operativët u përpoqën të shkaktojnë armiqësi racore duke krijuar grupe të rreme të Black Lives Matter dhe përhapjen e dezinformatave për të depresionuar pjesëmarrjen e zezë të votuesve. Tani, Rusia gjithashtu po përpiqet të ndikojë në grupet e bardha supremaciste, thanë zyrtarët; ata dhanë disa detaje, por një zyrtar tha që hetuesit federalë po shqyrtojnë se si financohet të paktën një organizatë neo-naziste me lidhje me Rusinë.”, shkruhet në artikullin e gazetës së njohur amerikane.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ariel: 01/06/2020 09:45

    kryetari i protestes eshte luli rama likja dhe sal maloku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja