Amerika ofron mbështetje për
zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë

Amerika ofron mbështetje për<br />zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë
Zhvillimet e fundit në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi, kanë qenë në fokus të diskutimeve që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pati në takimin me ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për Evropë dhe Azi, zonjën Victoria Nuland.

Në një komunikatë për media nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Jahjaga theksoi rëndësinë që zgjidhja e ngërçit politik të bëhet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilëve u është besuar vota e qytetarëve për t'i çuar përpara proceset e rëndësishme në Kosovë.
 
jahjaga nuland

Presidentja Jahjaga, theksoi rolin e saj në procesin e konsultimeve me partitë politike parlamentare të Republikës të Kosovës, si faktor uniteti dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve, në gjetjen e formulës së përshtatshme politike që do t'i hapte rrugë krijimit të institucioneve.

Në njoftimin e Presidencës thuhet gjithashtu se ndihmës sekretarja Nuland e siguroi Presidenten Jahjaga se ajo ka mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane në përpjekjet që sëbashku me liderët e partive politike të Kosovës, të gjejë mënyrën për të ecur përpara në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi