Amerika pranon: Izraeli po bombardon bazat e milicisë shiite në Irak

Amerika pranon: Izraeli po bombardon bazat e milicisë shiite në Irak

Shtetet e Bashkuara pranojnë për herë të parë që Izraeli ka kryer "disa sulme" në Irak duke goditur bazat e milicisë shiite aleate të Teheranit, ku dyshohej se Irani po fsheh raketa me precizion të lartë.

Konfirmimi për sulmet ka ardhur nga zyrtarët e qeverisë amerikane, të cilët dëshironin të mbeten anonimë, për New York Times.

Dje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu aludoi për bombardimet, por nuk specifikoi se objektivat ishin në Irak. "Ne po veprojmë në shumë fusha kundër një shteti që dëshiron të na asgjësojë," tha ai.

Që nga 19 korriku, katër baza dhe depozita të milicive shiite Irakiane, të njohura si Hashd al-Shaabi, ose forcat e mobilizimit popullor, janë goditur dhe shkatërruar.

Zyrtarët kryesisht iu referuan sulmit në 19 korrik, në veri të Bagdadit, i cili dyshohet se goditi një bazë të përdorur nga Pasdarans "për të transferuar armë në Siri".

Izraeli ka kryer "mbi 200 sulme" në Siri që nga viti 2013, kur milicia shiite libaneze Hezbollah ndërhyri në luftën civile siriane së bashku me Bashar al-Asad.

 

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur