Donald Trump apo Joe Biden? Amerika voton sot për kreun e Shtëpisë së Bardhë

Amerikanët votojnë në atë që njihet si zgjedhjet më të përçara në dekadat e fundit, ku përballen presidenti në detyrë Donald Trump kundër sfiduesit të tij Demokrat Joe Biden.

Qendrat e para të votimit do të hapen në Vermont në 5 të mëngjesit, ndërkohë që deri tani kanë votuar pothuajse 100 milion njerëz në votimet e hershme, në fakt shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në histori.

Vendi po i afrohet votimeve në një klimë ankthi. Mëngjesin e djeshëm, jeta rrodhi normalisht në zonën e Shtëpisë së Bardhë me pak turistë përreth, por në këto momente ushtria do të mbyllë të gjithë rezidencën me të njëjtat rrjeta të përdorura në fillim të qershorit, në ditët e protestave kundër dhunës policore.

Në shumë qytete kanë filluar përgatitjet për krizën që mund të ndodhë, në rrugët e qendrave të qyteteve u shkarkuan kamionë të tërë panelesh prej druri, për tu vendosur në vitrinat e dyqaneve, bankave dhe hoteleve.

Deri tani procesi i votimit ka shkuar i qetë, edhe pse akuzat mes dy kandidatëve nuk kanë munguar.

Ndërkohë që në votimet e hershme janë parë linja të gjata njerëzish janë parë kudo, nga Arizona në Pensilvani.

Sidoqoftë, lajmet shqetësuese po shumohen, të dielën një nga karvanët e organizuar nga mbështetësit e Trump bllokoi një autostradë dhe Urën Mario Cuomo në New Jersey. Në Richmond, Virginia u dëgjuan  thirrje dhe ofendime mes aktivistëve të lëvizjes së Black Lives Matter dhe mbështetësve të presidentit Trump.

Por a janë këto episode dhune, thjeshtë diçka e izoluar apo paralajmërim i asaj që mund të ndodhi në vijim?!

Dyshime që deri diku ushqehen edhe nga vetë Trump, i cili ka theksuar se pas tij qëndron një ekip i fortë avokatësh për të kundërshtuar rezultatin, nëse rezulton humbës.

Numërimi i fletëve të votimit do të jetë i gjatë dhe procedurat do të ndryshojnë nga shteti në shtet. Për momentin 97.5 milion Amerikanë kanë votuar në votimet e hershme: një prag rekord, i barabartë me dy të tretat e votuesve në 2016.

60.5 milion fletëvotime janë dërguar me anë të postës shenjë kjo që numërimet do të zgjasin shumë, duke rritur tensionin e asaj që mund të ndodhë.

Pensilvania,do të vazhdojë të pranojë votime me anë të postës deri më 6 nëntor. Në Florida, Karolinën e Veriut dhe Arizona, numërimi i hershëm i votave tashmë ka filluar. Nga atje, rezultatet e para gjysmë-përfundimtare mund të arrijnë në natën e vonë.  Për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë Trump do të duhet të mbizotërojë në të tre këto shtete dhe e njëjtë situata paraqitet edhe për Biden.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot