Amerikanët 3.75 miliard dollarë ndihma, senatorët zbresin në Kiev! Putini shfaqet vetëm për shërbesën fetare për Krishtlindje

 

Fundjava është ditë feste dhe reflektimi për ortodoksët në Ukrainë, ndërsa disa kanë zgjedhur që të shkojnë në Kishë për Krishtlindje. Por politika në Kiev ka vijuar normalisht me takimet me zyrtarët e huaj dhe vëmendjen te lufta me Rusinë.

Disa senatorë amerikanë mbërritën në Kiev këtë fundjavë për takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kryetari i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Shërbimet e Armatosura, Jack Reed dhe senatori Angus King zhvilluan bisedime me presidentin Zelenskyy. Gjatë takimit, Zelenskyy tha se propozimi rus për një “armëpushim” 36-orësh është “manipulim me të cilin agresori përpiqet të fshehë planet dhe synimet e vërteta ushtarake”.

Së fundmi, amerikanët i dhanë dritë jeshile një pakete ndihme prej 3.75 miliardë dollarësh armatime dhe ndihma të tjera për Ukrainën dhe fqinjët e saj në krahun lindor të NATO-s, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Pas amerikanëve që kryesojnë në ndihma për Ukrainën, vijnë gjermanët. Këtë javë, edhe Gjermania njoftoi se do të shtojë ndihmën humanitare dhe ushtarake në Ukrainë, pas një telefonate midis kancelarit Olaf Scholz dhe Presidentit Joe Biden.

Ndërkohë, mediet ruse nxorrën pamje të shefit të Kremlinit, Vladimir Putin që mori pjesë në shërbimin fetar në Katedralen e Shpalljes, e krijuar fillimisht si një kishë për carët rusë. Ai qëndroi i vetëm ndërsa priftërinjtë ortodoksë me rroba të arta drejtonin ceremoninë fetare.


Lajmi kryesor:

Lufta, Zelensky: Armëpushimi i Rusisë, i rremë! Ukraina shtetësinë e 13 priftërinjve 'pro-rusë'! Moska: Është satanizëm


/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën