Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka akuzuar Rusinë për sulmet e bëra së fundmi të cilat sipas tij treguan armëpushimin e rremë që Moska kishte propozuar për krishtlindjen ortodokse. Sipas agjencisë së lajmeve UNIAN, Zelensky vendosur pezullimin e shtetësisë së 13 priftërinjve të Kishës Ortodokse të Ukrainës, të cilët i përkasin Patriarkanës së Moskës. Dekreti nuk është bërë publik pasi përmban të dhëna personale.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e quajti ‘Satanizëm’ këtë vendim të Zelensky. Ndërkohë Rusia po përgatitet të mobilizojë edhe 500,000 rekrutues të tjerë në janar, përveç 300,000 tetorit të kaluar, tha numri dy i inteligjencës ushtarake ukrainase tha siç citohet nga Guardian.
Sipas nënkryetarit të shërbimeve sekrete të Kievit, Vadym Skibitsky , kjo do tregon se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka ndërmend t'i japë fund luftës. Tërheqja e trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga i gjithë territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht është e vetmja mundësi serioze për të rivendosur paqen dhe sigurinë.
Kështu u shpreh përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një bisedë telefonike të zhvilluar sot me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba. "Në mungesë të veprimeve të tilla konkrete, një armëpushim i njëanshëm duket si një përpjekje e Rusisë për të blerë kohë për të rifurnizuar dhe riorganizuar trupat e saj ose për të riparuar reputacionin e saj të shkatërruar ndërkombëtar."- tha Borrell.
Ndër të tjera, fundjava është ditë feste dhe reflektimi për ortodoksët në Ukrainë, ndërsa disa kanë zgjedhur që të shkojnë në Kishë për Krishtlindje. Megjithatë politika në Kiev ka vijuar normalisht me takimet me zyrtarët e huaj dhe vëmendjen te lufta me Rusinë. Gjatë takimit me senatorët amerikanë, Zelensky i tha se propozimi rus për një “armëpushim” 36-orësh është “manipulim me të cilin agresori përpiqet të fshehë planet dhe synimet e vërteta ushtarake”.
Presidenti ukrainas ka falenderuar dhe shtetet që po i qëndrojnë pranë ndërsa së fundmi, amerikanët i dhanë dritë jeshile një pakete ndihme prej 3.75 miliardë dollarësh armatime dhe ndihma të tjera për Ukrainën dhe fqinjët e saj në krahun lindor të NATO-s.
Lajmi në përditësim...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka pezulluar shtetësinë e 13 priftërinjve të Kishës Ortodokse të Ukrainës, të cilët i përkasin Patriarkanës së Moskës. Dekreti që parashikon pezullimin, sipas agjencisë së lajmeve UNIAN, nuk është bërë publik pasi përmban të dhëna personale.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e quajti ‘Satanizëm’ këtë vendim të Zelensky.
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, u ankua për ndryshimin e kontrollit të një prej kishave ortodokse më të famshme në Kiev, e cila të shtunën mbajti meshën e saj të parë ortodokse të Krishtlindjeve në gjuhën ukrainase ndër shekuj.
Katedralja e Fjetjes, pjesë e manastirit historik Kyiv-Pechersk Lavra, u kthye në kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë ukrainase pas oërfundimit të një kontrate për përdorimin e ndërtesës nga një degë e kishës ukrainase, Kisha Ortodokse e Ukrainë e cila kishte lidhjet e ngushta me Moskën dhe e përdorën kompleksin si bazë shtëpie.
Qeveria ukrainase pezulloi dhënien me qira të UOC-së për Katedralen e Fjetjes dhe Kishën e Tryezës njohur gjithashtu si Kisha e Tabernakullit dhe i ktheu ato nën kontrollin e shtetit në janar.
Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka akuzuar Rusinë për sulmet e bëra së fundmi të cilat sipas tij treguan armëpushimin e rremë që Moska kishte propozuar për krishtlindjen ortodokse. Ai tha se paqja do të rivendosej vetëm pas dëbimit të pushtuesit nga territori ukrainas.
"Bota ishte edhe një herë në gjendje të shihte sot se si fjalë të rreme të çdo niveli po vinin nga Moska. Rusët kanë folur për një armëpushim të supozuar , por realiteti është se plumbat rusë goditën përsëri Bakhmutin dhe postat e tjera të Ukrainës. Vetëm dëbimi i pushtuesit nga toka ukrainase do të nënkuptojnë rivendosjen e sigurisë dhe paqes”- tha Zelensky në mesazhin e tij të mbrëmjes.
Të paktën 453 fëmijë janë vrarë dhe 877 janë plagosur në Ukrainë që nga 24 shkurti. Ministri i Mbrojtjes i Kievit Oleksii Reznikov shkruan në Telegram .
"Megjithatë, shifrat reale janë shumë më të larta - shtoi ai - Rusia ka kryer krime lufte dhe nuk ka ndërmend të ndalet".
Fundjava është ditë feste dhe reflektimi për ortodoksët në Ukrainë, ndërsa disa kanë zgjedhur që të shkojnë në Kishë për Krishtlindje. Por politika në Kiev ka vijuar normalisht me takimet me zyrtarët e huaj dhe vëmendjen te lufta me Rusinë.
Disa senatorë amerikanë mbërritën në Kiev këtë fundjavë për takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kryetari i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Shërbimet e Armatosura, Jack Reed dhe senatori Angus King zhvilluan bisedime me presidentin Zelenskyy. Gjatë takimit, Zelenskyy tha se propozimi rus për një “armëpushim” 36-orësh është “manipulim me të cilin agresori përpiqet të fshehë planet dhe synimet e vërteta ushtarake”.
Së fundmi, amerikanët i dhanë dritë jeshile një pakete ndihme prej 3.75 miliardë dollarësh armatime dhe ndihma të tjera për Ukrainën dhe fqinjët e saj në krahun lindor të NATO-s, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Pas amerikanëve që kryesojnë në ndihma për Ukrainën, vijnë gjermanët. Këtë javë, edhe Gjermania njoftoi se do të shtojë ndihmën humanitare dhe ushtarake në Ukrainë, pas një telefonate midis kancelarit Olaf Scholz dhe Presidentit Joe Biden.
Ndërkohë, mediet ruse nxorrën pamje të shefit të Kremlinit, Vladimir Putin që mori pjesë në shërbimin fetar në Katedralen e Shpalljes, e krijuar fillimisht si një kishë për carët rusë. Ai qëndroi i vetëm ndërsa priftërinjtë ortodoksë me rroba të arta drejtonin ceremoninë fetare.
Banka Qendrore e Ukrainës mori më shumë se 32 miliardë dollarë kredi të huaja dhe ndihmë vitin e kaluar, pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë, një shifër e barabartë me 16 për qind të PBB-së së vendit të paraluftës.
40 përqind e kësaj shifre u dha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pak më pak se 25 përqind nga Bashkimi Evropian dhe 8 përqind nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Vetëm Gjermania kontribuoi me 1.6 miliardë lekë. PBB-ja e vendit ra me 30 për qind në vitin 2022, për shkak të luftës.
Gjatë "armëpushimit të supozuar 36-orësh" të shpallur nga Kremlini për Krishtlindjet Ortodokse, trupat ruse kryen sulme në shtatë rajone të Ukrainës lindore dhe jugore, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 14. Kjo është raportuar nga Kiev Independent duke cituar guvernatorët lokalë.
Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky sugjeroi se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të shërbejë si negociator midis Moskës dhe Kievit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Mykhailo Podolyak solli edhe një herë në vëmendje idenë që u hodh poshtë në muajt e parë të konfliktit në Ukrainë. Deri më tani vendtakimi i palëve ka qenë Turqia, ndërsa në Ankara e Stamboll janë zhvilluar bisedime edhe mes amerikanëve dhe rusëve.
Por edhe izraelitët nuk ngelen prapa si negociatorë. Ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett veproi si ndërmjetës mes palëve ndërluftuese pranverën e kaluar, duke përdorur marrëdhëniet e mira të Izraelit me të dyja vendet për të transmetuar mesazhe mes Zelenskyt dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Ish-kryeministri Bennett madje fluturoi në Moskë, duke u bërë një nga liderët e parë botërorë që takoi Putinin në atë fazë të hershme të luftës. Mediet izraelite shkruajnë se Netanyahu, nga ana tjetër, tha se iu afrua për të ndërmjetësuar mes Zelenskyt dhe Putinit kur ai ishte lider i opozitës, por ia la këtë punë qeverisë.
Për shkak të pozicioni që ka ruajtur Izraeli, me diplomacinë e vet të fortë dhe në koordinim me amerikanët, sipas shumë analistëve, ai mund të kthehet në aktor të rëndësishëm për komunikimin mes palëve dhe ndërtimin e tryezave diplomatike që mund t’i japin fund luftës.
Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë pjesë i vetëm, në një shërbim të Krishtlindjeve të Kishës Ortodokse brenda një katedrale të Kremlinit, në vend që të bashkohej me besimtarët e tjerë në një festë publike, raporton “Sky News”.
Është me sa duket hera e parë në vite që Putin e ka shënuar këtë rast në Moskë dhe jo në rajonin përreth kryeqytetit, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.
Televizioni shtetëror shfaqi dy klipe të drejtpërdrejta të tij brenda Katedrales së Shpalljes së Praruar teksa priftërinjtë ortodoksë kryenin shërbimin e mesnatës, të njohur si Liturgjia Hyjnore.
Shumë të krishterë ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 6 dhe 7 janar.
Putini, i veshur me një xhaketë blu dhe një bluzë të bardhë me qafë të lartë, ishte i vetmi adhurues dhe bëri kryqin disa herë përpara se mbulimi televiziv të ndërpritet në një shërbim publik në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar të Moskës.
"Putini nuk ka hequr dorë nga qëllimet e tij për të dominuar Ukrainën dhe për të vazhduar marrjen e territorit ukrainas," tha Laura Cooper , zëvendësndihmës sekretarja amerikane e mbrojtjes që mbulon Rusinë dhe Ukrainën.
Zelensky o barbon ti po vret popullin tend nen urdhrat e Amerikes dhe per interesat e tua personale . Nese Rusia do te shkonte ne Meksike te kishte bazat e saj cfare do te bente amerika ? Ti or palaco se i tille ke qene dhe do te jesh duhet te zhdukesh nga ai vend dhe ti lesh popujt te kene fqinjesi te mire , harroje naton dhe keto intrigat e perendimoreve qe duan te shkaterrojne Rusinebpor ne te vertete po na shkaterrojne ne shteteve te varfer o legen ti dhe ata qe te mbeshtesin ty ne fund do marni te gjatin
PërgjigjuO USA po provojeni një her ju me Rusin e ta shifni sa të fort jeni ju. Se e kemi par forcën tuaj, në Vitnam që u diskretituat në Afganistan që ju ran brekët në tok e bëni rolin e të fortit me llafe provojeni njëher me vepra e shifeni sa ju vlen brima bythës o flliqsira që gjith të kqiat e ksaj Bote ju i bëni.
PërgjigjuKe te drejte por njerezve u pelqen ti sundoje amerika dhe te rrine si legena ne radhe neper aeroporte dhe porte duke na diskretituar si komb te gjithe vendet perendimore , me pak fjale ne duhet te jemi skllever dhe me shkop ne koke se e tille rrace jemi
E kane treguar ata ne serbi, qe u dhane shqipetarve nje shtet te dyte, por te trashet si puna jote se kuptojne dot