Deepak Chopra, shefja e OSI System, sistem i cili përdoret dhe nga Rapiscan eagel shprehet se “Konfiskimi i kokainës ndodhur më 27 shkurtit në Shqipëri është bërë falë programeve tona të shërbimeve të integruara në impaktin e detyrave për parandalimin e evazionit, trafikimit ndërkombëtar të kontrabandës, program i cili përdoret në Shqipëri dhe në vende të tjera. Jemi krenar që mbështesim Doganën dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të luftuar këto aktivitete të paligjshme" mbyll deklaratën e saj Chopra.
Mesditën e 27 shkurtit në portin e Durrësit në kontenierin që kish mbërritur nga Kolumbia më 19 shkurt 2017 dhe qëndroi për më shumë se një javë në terminal, gjatë skanimit u konstatuan pako të dyshimta në dyshemenë metalike të modifikuar. Për rastin nga sistemi i skanimit u njoftua policia shqiptare e cila më pas në bashkëpunim me prokurorinë e krimeve të rënda zhvilloi operacionin “Last snow’’ nga ku rezultoi 613 kg kokainë e ndarë në 538 pako.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










