Pavarësisht treguesve në rritje sa i përket pagesave të dëmeve nga shoqëritë e sigurimit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u ka kërkuar kompanive pak ditë më parë respektimin e afateve të dëmshpërblimeve nga kompanitë e sigurimit. Gjatë një takimi me drejtorët e përgjithshëm të shoqërive të sigurimit të Jo-Jetës, drejtore e përgjithshme ekzekutive e AMF-së, Enkeleda Shehi, kërkoi angazhim maksimal nga shoqëritë e sigurimit, për përmbushjen e disa objektivave të rëndësishëm, që do të jenë në fokusin e AMF-së. AMF iu kërkoi kompanive përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve, respektimin e afateve në trajtimin e dëmshpërblimit, kontrata cilësore dhe transparente, përmirësimin e cilësisë së agjentëve në sigurime, hartimin i një kodi etike për ndërmjetësit, si dhe standarde profesionale pune dhe shërbimi. Shehi theksoi rëndësinë dhe vëmendjen që AMF do t'i kushtojë gjatë vitit 2015, zbatimit të mbikëqyrjes me fokus rrezikun dhe kërkoi angazhim serioz nga shoqëritë për ndërtimin e sistemit të efektshëm të administrimit të rrezikut. AMF, në zbatim të metodologjisë së re, po harton një rregullore me parimet e ndërtimit të sistemit të administrimit të rrezikut, e cila do t'i përcillet shumë shpejt industrisë për mendim.