AMF: Primet nga sigurimi i jetës u ulën me 15.54 %

/ATSH/- Primet e shkruara bruto në sigurimin e jetës u ulën me 15.54% krahasuar me periudhën janar - maj të vitit 2014. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pjesa më e madhe e primeve të shkruara bruto i përket sigurimit "Jetë debitori", e cila përbën 64.87% të sigurimit të jetës.
Nga ana tjetër, sigurimi i jo jetës u rrit me 21.73% gjatë periudhës janar - maj 2015, krahasuar kjo me periudhën janar - maj 2014. Ndërsa sigurimi i detyrueshëm motorik zë hapësirën më të madhe të aktivitetit të kompanive siguruese. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik vlerësohen të kenë arritur vlerën rreth 2.98 miliardë lekë gjatë periudhës janar - maj 2015, duke shënuar një rritje prej 27.90% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sigurimi i detyrueshëm motorik gjatë periudhës raportuese përbën 57.91% të tregut të sigurimeve. Ndër klasat e tjera kryesore të sigurimit të jojetës veçohen: zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë, të cilat zunë 15.42% të tregut të jojetës; sigurimi i aksidenteve, sigurimi i shëndetit dhe sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme, të cilat së bashku zunë 14.18% të tregut të jojetës. Në total tregu i sigurimeve u rrit me 17.44% gjatë periudhës janar - maj 2015. Vlera e primeve të shkruara bruto në këtë periudhë arriti rreth 5.2 miliardë lekë. Kjo u shoqërua me rritje të numrit të policave të sigurimit me 8.46%, duke arritur në 395 185 polica.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti