TIRANE 26 Gusht/ATSH/- Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik 2014 arritën rreth 6,386 milionë lekë, ose 36.56% më shumë se në periudhën janar-korrik 2013. Gjatë periudhës janar-korrik 2014, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 551,200 me një ulje prej 0.07% krahasuar me periudhën janar-korrik të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 90.12% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9.46% dhe veprimtarinë e Risigurimit me rreth 0.42%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 44.08% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 55.92% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-korrik 2014, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,570 milionë lekë, ose 1.27% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2013. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me mbi 1,299 milionë lekë, apo 82.77% të totalit të dëmeve të paguara bruto./a.gjonaj/
/Shqiptarja.com