/ATSH/- Gjatë 9-mujorit të vitit 2015, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni.
Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, AMF, analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare deri në fund të muajit shtator tregon një total asetesh neto prej 837.09 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 207.95 milionë lekë (33.05%) krahasuar me fundin e vitit 2014. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 6.01 milionë euro.
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, në fund të muajit shtator arriti 11,227 anëtarë duke shënuar rritje prej 32.22% krahasuar me fundin e vitit 2014.
/Shqiptarja.com