/ATSH/- Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2014 arritën 11,624 milionë lekë.
Sipas statistikave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, tregu i sigurimeve u rrit me 36.19% krahasuar me vitin 2013. Edhe për vitin që lamë pas tregu vazhdoi të dominohej nga sigurimet e detyrueshme motorrike, që iu sollën kompanive mbi 65% të primeve totale të arkëtuara.
Rol përcaktues në rritjen e tregut luajti rritja e bashkërenduar e çmimeve për sigurimin e detyrueshëm të makinës. Të ardhurat nga sigurimi i brendshëm TPL u rritën me afro 89% krahasuar me vitin 2013.
Edhe pse kompanitë janë angazhuar të aplikojnë prime të diferencuara për secilin klient, në bazë të parimit bonus-malus, tregu vijon të mbetet problematik në këndvështrimin e konkurrencës. Rritja e tregut ka ardhur kryesisht nga rritja e çmimeve dhe jo nga një zgjerim në bazën e kontratave dhe të klientëve. Sipas statistikave të AMF, numri i kontratave për vitin e kaluar u rrit me vetëm 3.7%. Tregu vazhdon të ketë një raport mjaft të ulët mes dëmeve dhe primeve, që për vitin 2014 ishte 24.3%, nga 31.6% që ishte në vitin 2013. Pavarësisht se numri i dëmeve u rrit me afro 15%, vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë ishte vetëm 5% më e lartë krahasuar me vitin 2013.
/Shqiptarja.com