TIRANË, 25 Shtator/ATSH/- Tregu i sigurimeve për 8-mujorin e këtij viti u rrit me afro 41%, ndërkohë që dëmet e paguara janë në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Referuar statistikave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2014 kapën vlerën 7,544 milionë lekë, ose 40.96% më shumë se në periudhën janar-gusht 2013. Gjatë periudhës janar-gusht 2014, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 670,489 me një rritje prej 0.54% krahasuar me periudhën janar-gusht të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 90.37% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 9.27% dhe veprimtarinë e Risigurimit me 0.36%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.61% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 55.39% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-gusht 2014, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në mbi 1,778 milionë lekë, ose 0.73% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2013. Raporti mes dëmeve dhe primeve në tregun shqiptar të sigurimeve është rreth 23.5%, ndër më të ulëtit në Europë./a.gjonaj//m.m/
/Shqiptarja.com