Amnesty International akuzon forcat ukrainase se kanë rrezikuar civilët

Amnesty International akuzon forcat ukrainase se kanë rrezikuar civilët

Lufta në Ukrainë, foto ilustruese

Amnesty International (AI) akuzoi forcat ushtarake ukrainase se kanë vënë në rrezik civilë, duke u vendosur në ndërtesa banimi, shkolla dhe spitale.

Këto akuza, ndërkohë, kanë nxitur reagim të ashpër nga Kievi.

Shefja e organizatës Amnesty International, Agnes Callamard, tha më 4 gusht se hulumtuesit kanë identifikuar disa “veprime të forcave ukrainase po rrezikojnë civilët dhe po shkelin e ligjet e luftës kur ata veprojnë në zona të banuara”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se grupi për të drejtat e njeriut i AI kishte nxjerrë një “ekuivalencë të rreme” midis veprimeve të forcave pushtuese ruse dhe ukrainasve që po mbrojnë shtetin e tyre.

“Kjo sjellje e Amnesty International nuk është gjetje dhe raportimin i të vërtetës, por krijimin i ekuivalencës së rreme, midis shkelësit dhe viktimës, midis një shteti që po shkatërron qindra-mijëra civilë, qytete dhe territore e një shteti që po mbron veten”, u shpreh Kuleba.

Ndërsa, Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se raporti është një “shtrembërim që ka për qëllim të ngrejë pikëpyetje ndaj të drejtës së ukrainasve për të mbrojtur shtetin e tyre".

Callamard nga AI tha se pozicioni mbrojtës nuk i jep imunitet ushtrisë ukrainase "për t'u shmangur nga respektimi i ligjit humanitar ndërkombëtar”.

AI tha se ka gjetur dëshmi (me të dhëna të mbledhura nga prilli në korrik) se forcat ukrainase kanë kryer sulme nga zona të banuara dhe ushtria është vendosur në ndërtesa civile në 19 qytete dhe fshatra në tri rajone ukrainase.

Amnesty, po ashtu, thotë se forcat ukrainase në pesë vende kanë përdorur spitalet si baza ushtarake, që sipas kësaj organizate “është shkelje e qartë e ligjit humanitar ndërkombëtar” pasi palëve në konflikt u kërkohet që shmangin vendosjen e ushtarëve në zonat e banuara nga civilët.

Në raport thuhet po ashtu se Rusia po justifikon sulmet e saj ndaj zonave civile, me pretendimin se ushtarët ukrainas janë dislokuar në këto zona.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/Sulme ruse gjatë natës në qytetin Nikopol! Zelensky: Kina mund të ndikojë politikisht në Rusi, mund të ndihmojë në përfundimin e konfliktit


D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë