'Amnesty International' akuzon Turqinë për përdorimin e kërcënimeve dhe mashtrimit për të dëbuar refugjatët sirianë

'Amnesty International' akuzon Turqinë për përdorimin e kërcënimeve dhe mashtrimit për të dëbuar refugjatët sirianë

Amnesty International akuzon Turqinë për përdorimin e kërcënimeve dhe mashtrimit për të dëbuar refugjatët sirianë. Organizata pretendon se ushtarët turq kanë kapur, prangosur dhe rrahur kurde civilë dhe i ka kërcënuar ata të nënshkruajnë  se po shpërngulen vullnetarisht nga kampet e refugjatëve. Sipas raportit, Amnesty International, e cila ka intervistuar  të shpërngulurit kurdo-sirian, autoritetet turke kanë marrë me forcë refugjatë që ndodhen në kampet në Turqi dhe i ka deportuar ata në Siri, përpara se të krijohej "zona e sigurisë", duke i ekspozuar ndaj rrezikut të luftës.

Nga ana e saj Turqia ka pretenduar se 315,000 refugjatë që janë kthyer, janë larguar për në Siri në baza vullnetare.

Raporti i organizatës konfirmon se ka prova që dëbimet e refugjatëve kanë nisur që nga muaji korrik dhe kanë vazhduar deri në muajin shtator.

Dëbimet me forcë kanë ngritur shqetësime serioze. Ato janë kundër marrëveshjes prej 6 miliardë eurosh e nënshkruar me BE në vitin 2016, në të cilën Europa u pajtua të ndihmojë Turqinë me kostot e pritjes së refugjatëve.

Turqia ka strehuar rreth 3.6 milion sirianë që kanë ikur nga lufta, një situatë që gjithnjë e më shumë e ka bërë  me dhimbje koke presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Dëbimet e refugjatëve u kryen një muaj përpara se Turqia të niste ofensivën ushtarake në Veri të Sirisë, pas vendimit të diskutueshëm të Donald Trump për largimin e forcave amerikane nga Siria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik