Amnesty International:
Policia greke ushtron torturë

Amnesty International:<br />Policia greke ushtron torturë
Amnesty International në raportin e fundit akuzon policinë greke për ushtrimin e dhunës, përfshirë këtu edhe përdorimin e gazit lotsjellës, gjatë manifestimeve paqësore në vend.

Pavarësisht raporteve të shumta të brutalitetit të ushtruar gjatë arrestimeve ose ndalimeve, autoritetet refuzojnë të njihen me përmasat e problemit, duke iu referuar vazhdimisht “incidenteve të izoluara”, dhe duke krijuar në këtë mënyrë një klimë mosndëshkimi.

Qeveria e re e Athinës po përballet me një krizë ekonomike dramatike por është pikërisht në këto rrethana që mbrojtja e të drejtave njerëzore duhet të mbrohet.

Në këtë kontekst, policia greke është përgjegjëse për sjelljet kriminale dhe më konkretisht sjelljet e përdorura në manifestime kundër politikës. Prej disa muajsh në Greqi po zhvillohen manifestime të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilave ka qenë paqësore, por nuk kanë munguar edhe episodet e dhunës. Denoncimet e marra nga “Amnesty International” kanë lidhje me përdorimin e forcës dhe substancave kimike irrituese si dhe granatave shurdhuese. Raporti përshkruan dy raste konkrete të ushtrimit të dhunës.

Dy rastet e dhunës

Në datën 11 maj, psikologu Yiannis Kafkas është goditur në kokë nga një agjent me bombol gazi, dhe i dëmtuari ka qëndruar 20 ditë i shtruar në spital, ku pjesën më të mirë të kohës e ka kaluar në terapi intensive.
Ndërkohë episodi tjetër i përket datës 15 qershor, ku Manolis Kypreos ishte duke ndjekur një manifestim në sheshin Sintagma, në Athinë. Pavarësisht faktit se është identifikuar si gazetar dhe ndodhej në shesh për arsye personale, një funksionar i policisë ka urdhëruar një agjent të hedhë një granatë. Si pasojë e këtij incidenti, Manolis Kypreos ka humbur komplet dëgjimin dhe për këtë arsye karriera e tij gazetareske ka përfunduar.

Për të dy këto raste është hapur një hetim. Ashtu sikurse edhe në disa raste të tjera, përveç mungesës së bashkëpunimit nga ana e forcave të policisë, ekziston edhe mundësia e individualizimit të përgjegjësive. Manifestuesit, kryesisht ata të rrahur e të goditur nga gazi, nuk janë të aftë të paraqesin denoncimin.

Përveç këtyre, raporti i “Amnesty International” sinjalizon se tortura në Kodin Penal grek, konsiderohet i limituar në krahasim me vendet e traktatit ndërkombëtare ku Greqia ka marrë pjesë. “Amnesty International” është e informuar për një numër të vogël të rasteve, ku oficerët e policisë janë akuzuar për veprën penale të torturës. Po ashtu, “AI” ka marrë sinjale për raportet e rrahjeve dhe gjithashtu është informuar për mohimin e mjekëve të kontaktit dhe avokatëve gjatë arrestimit dhe paraburgimit.

Fakti që Greqia nuk respekton në mënyrë efektive të drejtat e njeriut, ka sjellë humbjen e besimit në sistemin e drejtësisë nga ana e viktimave, të cilët kanë përgatitur një padi.

Në raport theksohet se gjatë inspektimit në katër stacione të policisë në Athinë (Omonoia, Aghios Panteleimon, Akropolis dhe Exarheia), të zhvilluar në Maj të vitit 2011, “Amnesty International”, është informuar nga ana e oficerëve të policisë se nuk ishte në dispozicion asnjë formë specifike për regjistrimin e ankesave të sulmeve të motivuara racore.

Në rajonin e policisë të Aghios Panteleimon, zonë ku sulmet racore janë raportuar prej vitesh, disa nga oficerët e policisë nuk kanë pranuar sulmet kundër emigrantëve dhe azil-kërkuesve për motive racore dhe ata i konsideruan si reagim të banorëve të lagjes, për rritjen e nivelit të krimit.

(b.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur