Lufta Izrael - Hamas/ SHBA nis aeroplanmbajtësen drejt Lindjes së Mesme, Biden i telefonon 4 liderëve europianë! Media: Irani gati për të sulmuar! Do ta bëjë para të enjtes

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë Iranin se do të ketë pasoja nëse armatos Rusinë duke konfirmuar se ka të dhëna se Teherani do të furnizojë Moskën me raketa balistike.

"Jemi gati të japim një përgjigje të shpejtë dhe agresive nëse Irani vazhdon me transferimin e raketave balistike, që sipas mendimit tonë do të përfaqësonte një përshkallëzim dramatik të luftës s agresionit rus kundër Ukrainës," tha për gazetarët zëdhënësi I Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

 Ndërkohë sekretari i Mbrojtjes Austin ka urdhëruar  aeroplanmbajtësen USS ABRAHAM LINCOLN të pahjisur me avionët luftarakë F-35 C të përshpejtojë dislokimin nga Lindja e Largët në Lindjen e Mesme. Në këtë zonë u dërgua edhe nëndetësja ‘USS Georgia’.

Sekretari Austin tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo hap të mundshëm për të mbrojtur Izraelin, ndërsa theksoi se prania ushtarake amerikane në Lindje të Mesme po forcohej. 

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se presidenti amerikan Joe Biden, kryeministrja Giorgia Meloni, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri britanik John Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron i kërkojnë Iranit të tërheqë "kërcënimet e tij të vazhdueshme për një sulm ushtarak kundër Izraelit’

Gjithashtu thuhet se mes tyre është disktuar dhe mbi pasojat e rënda për sigurinë rajonale nëse ndodh një sulm i tillë”.

Izraeli vlerëson se Irani dhe Hezbollahu do të sulmojnë përpara samitit të armëpushimit të së enjtes së ardhshme. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite. Sipas medias izraelite ‘Haaretz’, autoritetet e sigurisë janë në gatishmëri të lartë pasi në Izrael vlerësohet se, pavarësisht përpjekjeve amerikane për një samit që synon vazhdimin e negociatave për një marrëveshje të enjten, përgjigja e Teheranit mund të vijë më shpejt.

Autoritetet e sigurisë besojnë se Irani dhe Hezbollahu nuk duan një luftë më të gjerë në rajon dhe Izraeli ka thënë se nuk do të tolerojë dëme ndaj civilëve, por ka shumë debate për skenarë të ndryshëm dhe reagime të ngjashme, shkruan sërish Haaretz.

Duke iu përgjigjur raporteve për këtë çështje, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari shkroi për ndryshimin e udhëzimeve.

"Forcat e ushtrisë janë të shpërndara dhe të përgatitura, nëse lind nevoja për të ndryshuar udhëzimet, ne do t'i përditësojmë ato."- shkroi ai.

Autoritetet ushtarake izraelite (IDF) po ashtu njoftuan lëshimin e rreth 30 raketave nga Libani, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Pas lëshimit të rreth 30 raketave nga Libani drejt Izraelit verior, sulmet që u morën përsipër nga lëvizja islamike shiite Hezbollah, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po godasin zonat ku dyshohet se filluan sulmet. Këtë e bën të ditur vetë IDF.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:05
SHBA-ja njofton për dërgimin e një nëndetëseje në Lindjen e Mesme

Pentagoni ka urdhëruar dërgimin e një nëndetëseje me raketa të telekomanduara në Lindjen e Mesme. Kjo lëvizje e Pentagonit vjen pasi frikës për një hakmarrje iraniane, pas vrasjes së liderëve të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Pentagoni nënvizon rrezikun e krizës dhe ndoshta sinjalizon afrimin e hakmarrjes iraniane. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi aeroplanmbajtësen Lincoln të përshpejtonte dislokimin nga Lindja e Largët në Lindjen e Mesme.

“Sekretari Austin e përsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta ndërmarrë çdo hap për ta mbrojtur Izraelin dhe nënvizoi përforcimin e pranisë së ushtrisë dhe armëve amerikane në Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit të tensioneve rajonale”, thuhet në njoftim.

Më herët, ushtria amerikane kishte njoftuar për zhvendosjen shtesë të avionëve luftarakë dhe luftanijeve në Lindjen e Mesme, pasi Uashingtoni synon ta përforcojë mbrojtjen e Izraelit.  Formacioni, i forcuar me përfshirjen e anijeve të tjera antiraketë (5 gjithsej), do t'i bashkohet Roosevelt-it i cili ka patrulluar sektorin prej ditësh në zonën e Gjirit të Omanit. Do të duhen shumë ditë përpara se grupi i punës të jetë "në vijën e parë".

Më tej, u njoftua se nëndetësja me energji bërthamore Georgia, e pajisur me 154 raketa lundrimi, do të vendoset nën urdhrat e Komandës Qendrore. Kjo është një lëvizje e mëtejshme nga Uashingtoni për të paralajmëruar Teheranin. Austin pati një bisedë edhe me ministrin izraelit të Mbrojtjes Gallant. Tema e diskutimit ishte koordinimi mes dy aleatëve përballë “kërcënimit nga Irani dhe aleatëve të tij”, por edhe negociatat për arritjen e armëpushimit.

“Jemi në një moment vigjilence dhe gatishmëria, kërcënimet që vijnë nga Teherani dhe Bejruti mund të materializohen dhe është e rëndësishme t'u shpjegojmë të gjithëve se gatishmëria, përgatitja dhe vigjilenca nuk janë sinonim i frikës dhe panikut", tha Gallant gjatë një takimi të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Knesset.

Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit, u vra në Teheran më 31 korrik, në një sulm i cili nxiti kërcënime për hakmarrje nga Irani ndaj Izraelit. Irani e fajësoi Izraelin për vrasjen e tij. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, por as s’e ka mohuar atë.

Vrasja e Haniyehut dhe e Fuak Shukr, komandantit të lartë të grupit militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah, i ka rritur shqetësimet se konflikti në Gazë mund të shndërrohet në një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme.

Irani tha thënë se SHBA-ja ka përgjegjësi në vrasjen e Haniyehut, për shkak se ajo e mbështet Izraelin. Ndërkohë, disa anëtarë të personelit amerikan u plagosën si pasojë e një sulmi kundër një baze ushtarake amerikane në Irak, thanë tre zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters më 5 gusht.

Ora 08:47
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania drejtuar Iranit: Mos e sulmoni Izraelin

1723275192_pla.JPG

Britania, Franca dhe Gjermania paralajmërojnë Iranin se nëse sulmon Izraelin do të "marrë përgjegjësinë" për përshkallëzimin në rajon. Në një deklaratë të përbashkët të cituar nga Times of Israel, të tre vendet i bëjnë thirrje Teheranit, duke ftuar Republikën Islamike që të shmangë kontributin në spiralen drejt luftës totale.

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në rajon dhe jemi të bashkuar në angazhimin tonë për uljen e tensionit dhe stabilitetin rajonal - shkruajnë të tre vendet - Në këtë kontekst, i kërkojmë Iranit dhe aleatëve të tij të përmbahen nga sulmet që mund të përshkallëzojnë më tej rajonin. Tensionet dhe rrezikojnë mundësinë e marrëveshjes për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve”, vijon deklarata, duke iu referuar negociatave për një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit, të cilat pritet të rifillojnë në ditët në vijim.

Nëse Irani sulmon, ai "do të marrë përgjegjësinë për veprimet që rrezikojnë këtë mundësi për paqen dhe stabilitetin. Asnjë vend nuk do të përfitojë nga përshkallëzimi i mëtejshëm në Lindjen e Mesme", përfundon deklarata.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen