Amnesty International do të mbyllë zyrat në Hong Kong

Amnesty International do të mbyllë zyrat në Hong Kong

Foto ilustruese

Amnesty International thotë se do të mbyllë dy zyrat e saj në Hong Kong deri në fund të vitit për shkak të pasojave të ligjit për sigurinë kombëtare që Pekini vendosi në këtë qytet.

Qindra njerëz, përfshirë disa aktivistë të shquar pro-demokraci, janë arrestuar dhe gjykuar që kur legjislatura kineze miratoi ligjin në vitin 2020 si përgjigje ndaj demonstratave masive dhe herë pas here të dhunshme pro-demokracisë një vit më parë. Sipas ligjit, kushdo që dyshohet se kryen terrorizëm, akte separatizmi, përpjekje për përmbysje të pushtetit ose bashkëpunon me forcat e huaja, mund të gjykohet dhe të përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet.

"Ky vendim shumë i vështirë, është nxitur nga ligji i sigurisë kombëtare të Hong Kongut, i cili e ka bërë efektivisht të pamundur për organizatat e të drejtave të njeriut në Hong Kong të punojnë lirisht dhe pa frikën e kundërpërgjigjes nga qeveria", tha Anjhula Mya Singh Bais, kryetare e bordit të organizatës Amnesty International.

Grupi i të drejtave të njeriut i bashkohet disa sindikatave dhe organizatave të tjera joqeveritare që ndërpresin punën në Hong Kong që nga hyrja në fuqi e ligjit.

Amnesty bëri publik një raport të gjatë në qershor mbi efektet e ligjit në përvjetorin e miratimit të tij, duke arritur në përfundimin se masa është përdorur për të "kryer një gamë të gjerë shkeljesh të të drejtave të njeriut".

Kritikët në Hong Kong thonë se ligji shkel premtimin e Kinës për t'i dhënë Hong Kongut liri të konsiderueshme kur Britania dorëzoi kontrollin e qytetit në vitin 1997./ Voa

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja