Amnesty International: Turqia arreston qindra kritikë të ofensivës ushtarake, sot takimi Trump - Erdogan, në axhendë Siria dhe raketat ruse

Amnesty International: Turqia arreston qindra kritikë të ofensivës ushtarake, sot takimi Trump - Erdogan, në axhendë Siria dhe raketat ruse

Sipas organizatës ‘Amnesty International’, qindra persona janë arrestuar nga autoritetet në Turqi, pasi postuan komente në rrjete sociale, ku ngrinin pikëpyetje mbi ofensivën ushtarake turke kundër milicisë kurde në Siri.

Grupi për të drejtat e njeriut thonë se dhjetëra njerëz të pafajshëm, përfshirë edhe shumë gazetarë, po përballen me akuza absurde kriminale vetëm se kritikuan operacionin e filluar muajin që shkoi, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave amerikane nga zona.

Organizata ‘Amnesty International’ thotë se kritikët në Turqi të operacionit, po shtypen nga qeveria. Në qytetin me shumicë kurde, Diyarbakir, policia shpërndau protestat dhe arrestoi demonstruesit.

Të dhënat e organizatës për të drejtat e njeriut thonë se nën hetim ishin 839 llogari të rrjeteve sociale me dyshimin për shpërndarje të përmbajtjes së jashtëligjshme. Hetimi filloi në javën e parë të ofensivës, ku u arrestuan 186 persona.

Më 27 tetor avokatja Nurcan Kaya u arrestua në aeroportin e Stambollit pasi shkroi në Twitter se ‘E dimë nga përvoja se ai që ju e quani operacion paqeje është një masakër’. Ajo u lirua por iu ndalua të udhëtojë.

Edhe gazetarë të tjerë u arrestuan. Sipas “Amnesty International” operacioni ushtarak në Siri është përdorur si arsye që të shtypen politikanët dhe aktivistët kundërshtues, duke tkurrur kështu hapësirën e lirisë së shprehjes.

Turqia i arsyeton masat, duke thënë se qëllimi është që të pengohet përhapja e propagandës terroriste.

Ndërkohë presidenti turk ka mbërritur në SHBA ku do të takohet me Donald Trump.

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë ndërhyrjen ushtarake turke në Sirinë veriore dhe blerjen nga Turqia të një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.

Axhenda e publikuar përfshin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se një tjetër prioritet i Presidentit Trump do të jetë situata në Siri, ku Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për një rishfaqje të mundshme të Shtetit Islamik, si dhe për të parandaluar "mizoritë humanitare ndaj minoriteteve fetare dhe etnike".

Presidenti Trump pritet të flasë edhe për çështjet e të drejtave të njeriut në Turqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase