-
-
-
35,000 emigrantë përpiqen në hyjnë në Greqi dhe Europë. Josep Borrell: duhet të mbrojmë kufijtë tanë (VIDEO)
Sipas Ankarasë, janë rreth 138 mijë emigrantë që po ndeshen me forcat kufitare helene, policinë dhe ushtrinë teksa shumë prej tyre kanë mundur të futen në territorin grek dhe janë dyndur drejt vendeve të Bashkimit Europian, përmes kufirit bullgar dhe shtigjeve të rrezikshme.
6 Mars 2020, 15:28 -
Kriza në Siri, 5 fëmijë të vrarë nga bombat në Idlib. Mbi 100 mijë refugjatë midis Greqisë dhe Turqisë
Rriten tensionet mes Turqisë dhe Greqisë teksa kriza humanitare është në rritje në Siri dhe vazhdon vërshimi i emigrantëve drejt kufijve europianë.Turqit akuzojnë grekët për vrasjen
3 Mars 2020, 15:08 -
Kriza në Siri, Damasku vazhdon të bombardojë rebelët në Idlib, kundërpërgjigjet Ankaraja
Forcat e regjimit të Bashar al-Asadit dhe aleatët e tyre kanë intensifikuar bombardimet në zonat e kontrolluara nga rebelët dhe, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, njëri prej ushtarëve të saj është vrarë dhe të tjerët janë plagosur
3 Mars 2020, 14:04 -
-
Masakër ndaj ushtarëve turq në Siri, 33 të vrarë. Erdogan: Nuk do të ndalojmë më vërshimin e emigrantëve në Europë. (VIDEO)
33 ushtarë turq janë vrarë nga sulmet e Forcave Ajrore të Asadit në Siri, në rajonin e Idlib, zona e vendit në të cilin ushtria turke kishte hyrë muaj më parë për të mbështetur milicitë rebelë aleat të saj
28 Shkurt 2020, 10:00 -
-
Kriza në Libi, Presidenti Erdogan: Po dërgojmë trupa në Tripoli
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Ankaraja ka nisur dërgimin e trupave ushtarake në Libi. Ai parashikoi gjithashtu se që nga viti 2020 Turqia do fillojë shpimet për kërkim gazi dhe nafte në Mesdhe "në zonat e mbuluara nga pakti me Tripolin"
16 Janar 2020, 14:21 -
'La Stampa': Me 'bekimin' e Ankarasë zyrtare mbërrijnë në Tripoli 300 xhihadistë, më 7 janar i hapet rruga ushtrisë
Sipas gazetës italiane 'La Stampa', e cila i referohet Observatorit Sirian për të Drejtat e Njëriut, Ankaraja zyrtare ka dërguar në Tripoli 300 xhihadistë sirianë për t'u përballur me përparimin e Khalifa Haftar forcat e të cilit, të mbështetur nga Emiratet dhe mercenarët rusë, vazhdojnë të bombardojnë kryeqytetin dhe perëndimin Libanit duke shënjestruar civilë dhe disa impiante nafte.
30 Dhjetor 2019, 09:16 -
Erdogan sfidon Trump, Turqia kreu sot testimet e para mbi sistemin rus S-400
Turqia është gjithashtu pjesë e Aleancës Atlantike. Pentagoni ditët e fundit është rikthyer të kërkojë nga autoritetet turke që të "mos aktivizojnë" sistemin dhe në të vërtetë ta "shkatërrojnë" atë për të shmangur masat. Në diskutim është pjesëmarrja e Ankarasë në programin e avionëve të padukshëm bombardues të F-35.
25 Nëntor 2019, 16:09 -
Ankaraja nis deportimin në Europë të një duzine luftëtarësh të huaj të ISIS (VIDEO)
Më shumë se 1500 luftëtarë të ISIS ndodhen në burgjet e Turqisë në pritje të deportimit për në vendet e origjinës. 287 xhihadistë të tjerë të kalifatit, kryesisht të huaj, u kapën nga Ankaraja pas ofensivës së nisur më 9 tetor kundër kurdëve në veri-lindje të Sirisë.
15 Nëntor 2019, 09:05 -
Amnesty International: Turqia arreston qindra kritikë të ofensivës ushtarake, sot takimi Trump - Erdogan, në axhendë Siria dhe raketat ruse
Të dhënat e organizatës për të drejtat e njeriut thonë se nën hetim ishin 839 llogari të rrjeteve sociale me dyshimin për shpërndarje të përmbajtjes së jashtëligjshme. Hetimi filloi në javën e parë të ofensivës, ku u arrestuan 186 persona.
13 Nëntor 2019, 16:44 -
-
Turqia nis deportimin e luftëtarëve të ISIS për në vendet e origjinës, përkeqësohen marrëdhëniet me aleatët
Sot Ankaraja ka një shtetas amerikan dhe shtatë shtetas gjermanë, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Turke ilsmail Çataklı. Ndërkohë janë gati për tu depërtuar dy irlandezë, 11 francezë dhe tre shtetas danezë
11 Nëntor 2019, 12:04 -
-
'Skifteri' i Erdogan, Europës: Turqia nuk është hotel për terroristë, do i kthejmë mbrapsht qytetarët tuaj që ishin bashkuar me ISIS
Ministri i Brendshëm turk Soylu akuzon disa vende europiane: Ju nuk mund të kufizoheni në heqjen e shtetësisë së tyre dhe duke besuar se ne do të kujdesemi për ta. Militantët u kapën në Siri gjatë luftës kundër Kalifatit e cila arriti kulmin me vrasjen e Al Bagdadi
2 Nëntor 2019, 15:12 -
-
-
Rusia dislokon trupa dhe mjete të blinduara shtesë në në pjesën verilindore të Sirisë
Sipas medias ruse, përforcimet shtesë kanë të bëjnë me dislokimin e 20 mjeteve të blinduara dhe trupave ushtarake, si pjesë e marrëveshjes që Moska negocioi me Ankaranë për dhënien fund të luftimeve me forcat kurde, të cilat mbështeteshin nga Shtetet e Bashkuara.
26 Tetor 2019, 15:03