Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali në një intervistë për Report Tv me gazetarin foli për marrëdhëniet e reja të 'ngrohta' dhe 'flirtet' që qeveria dhe presidenti Meta kanë nisur në këtë periudhë pandemie. Spiropali i cilësoi këto marrëdhënie si normale në një kohë pandemie ku fokusi kryesor është mbrojtja e qytetarit dhe jo aksionet politike.
Spiropali është një nga personat që e ka sulmuar më së shumti Presidentin Meta, por këto sulme kanë ndaluar që me 'paqen e re institucionale' të ndodhur këto dy muaj qeveri-president. Për Spiropalin kjo nuk ka asnjë lidhje pasi mazhoranca nuk ndryshon asnjë qëndrim në lidhje me veprimet antikushtetuese të presidentit Meta, por nëse do të ketë një 'amnisti' për këto sjellje ndaj të cilit ka nisur dhe një proces hetimor për shkarkimin, Spiropali u shmang duke thënë se fillimisht të kalojë pandemia.
"Ne nuk jemi në festë apo situatë normale por në një kohë pandemie ku politika i lë mënjanë përplasjet institucionale për të gjetur zgjidhje për situata aktuale. Unë nuk i heq asnjë presje deklaratave të mëparshme ashtu si mazhoranca nuk ndryshon qëndrim për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, por në këtë rast u bashkuam për të gjetur gjuhën e përbashkët për të mos dëmtuar popullin. A do ketë amnisti për presidentin? Ne nuk kemi tagrin për të bërë amnisti dhe as qëllimin që të gjejmë zgjidhje aty ku problemet janë evidente. Jemi të gatshëm të bashkëpunime me të gjitha faktorët politik përfshirë dhe presidentin, por ky problem ka lindur kur ai shkeli rënd Kushtetutën. Nuk është koha për të diskutuar për hetimin e presidentit ku komisioni për hetimin e tij do të bëjë detyrën dhe jap vendimin në kohën e duhur, nuk është koha tani të përgjigjemi për sjelljet e presidentit në një kohë të kaluara. Merremi me pandeminë fillimisht" tha Spiropali.
Në lidhje me reformën zgjedhore, Spiropali tha se mazhoranca ka dashur gjithëpërfshirje edhe pse i ka pasur votat për ta miratuar. Sipas Spiropalit në çështjet teknike dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it është gjetur mirëkuptimi me opozitën jashtëparlamentare, por ajo tha se nëse opozita nxjerr kleçka më vonë do ta votojnë ën parlament këtë reforme edhe pa PD-në dhe LSI-në
"Ne kemi pasur biseda të vazhdueshme dhe një mirëkuptim të mirë deri tani për çështjet teknike dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Nëse opozita do të gjejë çengelin e radhës për të penguar reformën kjo është tjetër gjë. Kemi dashur opozitën jashtëparlamentare pasi donim një reformë gjithëpërfshirëse dhe për shkak të mirëkuptimit se ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të qytetarëve, se ata i tradhtuan, të mos i tradhtojmë ne. Ne shpresojmë që opozita të votojë për pikat që kemi rëndë dakord por nëse ajo nxjerr pengesa ne do ta votojmë edhe pa të, pasi është një nga pikat kyçe të integrimit", tha Spiropali.
E pyetur nëse gjobat u falën se ishin antikushtetuese, Ministrja Elisa Spiropali tha se kjo ishte një shenjë vlerësimi për mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve, por edhe se qeveria plotësoi pikërisht atë vakuum ligjor që i jep të drejtë qeverisë të vendos masat e nevojshme kur cenohet jeta.
"Nuk i falëm gjobat se ishin antikushtetuese, por se besojmë që qytetarët kanë bërë një punë shumë të mirë dhe kanë bërë durim të madh, kanë qenë mirëkuptues dhe kanë zbatuar rregullat. Donim të jepnim një shenjë që në këtë rast gjobat nuk ishin të nevojshme sepse qytetarët u bindën dhe respektuan masat. Kjo nuk sjell abuzim të tyre më pas pasi ndryshuam kodin penal për të plotësuar një vakuum për të na dhenë të drejtë ligjore për masat që merren", tha Spiropali.
Kur nje person dergon nje koment dhe nuk permban mendime e fjale banale,dhe kur juve pranoni fjalorin e deputeteve te Shqiperise,mos censuroni ( pse ?) ,sepse eshte fjala e lire qe ju kerkoni
PërgjigjuPo akoma me lesheline e Kejdi dhembcakalles dhe Nora githolloges bythderres se leshitlikes merreni ju. Leshelija ka shkuar ne te s'emes bashke me Nafije dybekun doktoreshen horoskopike leshelike
PërgjigjuNuk e shikoj dot kete shemtiren..
PërgjigjuPer ke ? per hajdutin Meta?
PërgjigjuO spiropapa, leri mashtrimet. Gjobat u bene pa asnje baze ligjore, edhe urdheri i ministres se shendetesise u publikua ne fletore nje muaji me vone. Mos na beni si robe te mire tani. Thuaje ashtu si eshte. I vume per presion pa as nje baze ligjore. Ashtu si gjithe gjobat qe jane vene deri me sot (modifikimet e kodit penal hyne ne fuqi sot)
Përgjigju