Amnistia e “Korçës”, PD kërkon
ndëshkimin e komisionerëve të PS
PD i është drejtuar Kuvendit nëpërmjet një projektligji për të ndryshuar amnistinë e votuar një muaj më parë për zgjedhjet e mbajtura në 2013 në Korçë.Përmes Oerd Bylykbashit e Arben Ristanit, opozita ka përgatitur një projektligj nga ku synohet që nga përfitimi nga amnistia të përjashtohen komisonerët e PS-së.
TIRANE- Partia Demokratike i është drejtuar Kuvendit nëpërmjet një projektligji për të ndryshuar amnistinë e votuar një muaj më parë. Nëpërmjet dy deputetëve, Oerd Bylykbashi dhe Arben Ristani, opozita ka përgatitur një projektligj nga ku synohet që nga përfitimi nga amnistia të përjashtohen komisonerët e PS-së për zgjedhjet e pjesshme të datës 3 nëntor në Korçë. Në relacionin bashkangjitur këtij projektligji, nga dy deputetët propozues, Arben Ristani dhe Oerd Bylykbashi, theksohet se personat që kryejnë vepra penale që cenojnë zgjedhjet nuk duhet të përfitojnë nga amnistia. “Përsa me lart, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka përgatitur projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 22/2014 "Për dhënie amnistie".
Projektligji parashikon se nuk përfitojnë nga dhënia e amnistisë për ndjekjen penale personat që akuzohen se kanë kryer vepra penale të parashikuara nga paragrafi 1 i nenit 6 (kriteret ndaluese për përfitimin e amnistisë nga personat e dënuar). Gjithashtu, duke mbajtur në konsideratë se Kuvendi është organi kompetent që përcakton dhënien e amnistisë dhe periudhën gjatë të cilës ajo shtrihet, në nenin 2 të projektligjit parashikohet se ndalimi i përfitimit nga amnistia e ndjekjes penale të shtrihet që nga momenti i fillimit të efekteve të ligjit për amnistinë.
Kjo nënkupton që personat që akuzohen për veprat penale të parashikuara në nenin 6 të ligjit (përfshirë nenin 328 të Kodit Penal), pavarësisht se në versionin fillestar ishin “përfitues”, nuk mund të përfitojnë përjashtimin nga ndjekja penale dhe organi i prokurorisë duhet të vijojë me ushtrimin e kompetencës për ndjekjen penale të tyre. Vetëm nëpërmjet këtij parashikimi garantohet respektimi parimit të barazisë dhe sigurohet efektiviteti i ndërhyrjes legjislative.”,- theksohet në relacion.
Akuza për falsifikimNë relacionin e projektligjit të propozuar nga PD theksohet se mazhoranca ka bërë një ndryshim të projektligjit në momentin kur është zbardhur në Fletoren Zyrtare pasi sipas tyre nuk ishte varianti i votuar në Kuvend. Kësisoj, PD krahas ndryshimit të ligjit, akuzon edhe qeverinë se ka bërë edhe falsifikim të draftit i cili sipas tyre fal komisionerët e PS-së nga hetimi. “Mirëpo, në versionin e zbardhur të projektligjit dhe të botuar ne Fletoren Zyrtare, rezulton se përfitojnë nga ndjekja penale edhe personat që mund të kenë kryer disa nga veprat penale që përbëjnë kriter ndalues (sipas nenit 6), përfshirë edhe veprën penale të parashikuar në nenin 328 të Kodit Penal. Ky parashikim jo vetëm legjitimon vjedhjen dhe blerjen e votës, por shërben edhe si inkurajim për realizimin e kësaj veprimtarie te kundërligjshme në të ardhmen”,- thuhet në relacion.
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.1%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Ndjekje si në filma, karabinierët gjurmojnë bandën shqiptare të ‘skifterëve’! Arrestohet 'piloti' 30-vjeçar, 3 të tjerët arratisen
7 Janar, 19:16
-
Po dëmtoni shëndetin! Këto ushqime mos i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën kur i konsumoni
7 Janar, 19:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Cilat janë 4 shenjat më me fat të zodiakut në Janar
7 Janar, 18:45
-
‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%
7 Janar, 18:32
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet
7 Janar, 18:10
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, babë e bir transportohen në spital (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 17:30