Amnistia e të burgosurve për 100 vjet
Pavarësi, Berisha firmos pr/ligjin
Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha tha se amnistia vjen në kuadër të 100 vjetorit te pavarësisë. Nga ky pr/ligj do të përfitojnë mbi 2500 të burgosur.
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha firmos pr/ligjin për amnistinë e të burgosurve që vuajnë dënimin për vepra të lehta penale që nuk përbëjnë rrezik për Shqipërinë. Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha tha se amnistia vjen në kuadër të 100 vjetorit te pavarësisë. Nga ky pr/ligj do të përfitojnë mbi 2500 të burgosur.
"Qëllimi i projektligjit është dhënia e amnistisë, të gjithë personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për vepra penale me rrezikshmëri shoqërore të ulët apo për kategori të caktuara të personave të dënuar"- tha Berisha.
Nga projektligji “Për dhënie amnistie” iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë përfitojnë rreth 290 persona që gjenden në sistemin e burgjeve; 928 të rritur dhe 452 të mitur që ndodhen nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës dhe janë me masa alternative; 876 persona, të cilët deri në datë 31.08.2012 kanë qenë në hetim për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet ose çdo lloj dënimi tjetër të lehtë.
Përzgjedhja e kategorisë së personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere:
Lloji dhe masa e dënimit - deri në dy vjet;
Koha e mbetur e dënimit – deri në 1 vit;
Mosha aktuale e personit të dënuar – 55 vjeç për gratë dhe 60 vjeç për burrat;
Mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale – nën 18 vjeç.
Projektligji “Për dhënie amnistie” është iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë. Nga aplikimi i amnistisë përfitojnë rreth: 290 persona që gjenden në sistemin e burgjeve; 928 të rritur dhe 452 të mitur që ndodhen nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës dhe janë me masa alternative; 876 persona, të cilët deri në datë 31.08.2012 kanë qenë në hetim për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet ose çdo lloj dënimi tjetër të lehtë.
Përzgjedhja e kategorisë së personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere: Lloji dhe masa e dënimit - deri në dy vjet; Koha e mbetur e dënimit – deri në 1 vit;
Mosha aktuale e personit të dënuar – 55 vjeç për gratë dhe 60 vjeç për burrat;
Mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale – nën 18 vjeç.
(sf/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.4%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2154
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldive (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44
-
Sondazhi/ Sharjet dhe shpifjet e politikanëve, 79.4% nuk i quajnë normale! Diaspora më kundër shpifjeve se shqiptarët këtu
16 Janar, 21:37
-
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: Influenca më e madhe, koalicioni me PD, bazuar në realitetet lokale
16 Janar, 21:27