Amnistia fiskale, Tabaku në 'Pa Protokoll': S’kalon këtë sesion parlamentar, votat e opozitës kundër! Situata në PD e vështirë, të dalim me një kandidat në zgjedhje

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, është e bindur se deputetët e opozitës nuk do t’i bashkohen iniciativës së qeverisë për të miratuar amnistinë fiskale. Pavarësisht thirrjeve të mazhorancës për dialog, Tabaku tha gjatë një interviste me gazetaren Anduela Ndreu në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, se grupi parlamentar i PD-së është i unifikuar sa i takon kësaj çështje dhe sipas saj këtë 6 mujor nuk do të ketë tentativë për ta kaluar në parlament. Sipas Tabakut, amnistia fiskale duhet të bëhet me një konsensus të gjerë.

‘Kam 3 vite që e kundërshtoj ketë iniciativë. Ka disa parime që ne nuk duhet ti cenojmë dhe e para është barazia para ligjit. Amnistia fiskale është dëmtuese për bizneset e ndershme dhe sot tu thuash këtyre bizneseve që kanë paguar taksa vit pas viti të rritura, që kanë dëmtuar biznesin e tyre se puna juaj nuk vlente pasi unë do të marr këto paratë e pandershme do do t’i formalizoj mua nuk me duket normale. Kjo amnisti nuk është thjesht fiskale por edhe penale. Janë para që vijnë nga evazioni fiskal, nga korrupsioni nga krimi i organizuar nga burime të sigurta do tu hapet rruga që të vijnë në Shqipëri. Këto dy parime më bëjnë të qëndroj fort në atë besimin tim se duhet të ketë vlerë dhe prioritet kushdo të jetë në rregull me shtetin. Administrate tatimore ka dëshmuar në vitin e fundit në shumë raste. Ka lejuar informalitetin më të lartë në këto vite unë besoj se në Shqipërinë e 2023 duhet të vendosim se në cilin drejtim do të shkojmë.

Ligji nuk ka ardhur akoma në parlament por qeveria e ka vendosur prioritet. Nuk e kam parë akoma një draft final, nuk ka një draft që po diskutohet dhe negociohet por di që pala evropian e ka sjellë një listë të çështjeve që e bëjnë ligjin të pa miratueshëm. PD ka propozuar në 2011 një amnisti fiskale. Mund të ishte e udhës që palët politike të bënin një amnisti bazuar në elementë fiskale, jo ashtu siç e mendon qeveria. Duhet të bëhet me një konsensus të gjerë. Duhet të mblidhemi dhe të tregojmë se jemi kundër. Jam e sigurt se votat e opozitës do të jenë kundër. Nuk mund ta pranoj se dështimet e 10 viteve të qeverisë ti mbulosh me para informale. Kjo amnisti nuk kalon. 100% e sigurt që opozita nuk e voton! Këtë 6 mujor jam e sigurt se nuk do të kemi tentativë për ta kaluar në parlament.  Në diskutimin që kam pasur me kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj jemi të gjithë të unifikuar.’- u shpreh Tabaku.

Situatën në Partinë Demokratike, Tabaku e cilësoi si të vështirë, por shprehet optimiste se në të ardhmen do të ketë ditë më të mira. Tabaku tha se në zgjedhjet 14 majit, opozita duhet të dalë më një kandidat dhe këtë gjë ia ka shprehur edhe kreut të grupit parlamentar në PD, Enkelejd Alibeajt.

'Shumë e vështirë të gjithë bashkë dhe nuk arritëm dot kundër një qeverisje që ka kapur çdo gjë gabime të së shkuarës, mungesa në zgjedhjet lokale, mungesa në parlament. Mendoj se PD është forca më e mirë politike. Nuk e kam besuar që edhe sot akoma Shqipërinë do ta ndryshoj PD. Është një situatë e vështirë që nuk mbyllim dot sytë për të thënë se jemi mire. Ndoshta është proces transformimi ndoshta duhet të ndoshta kjo. Ditë më të mira do të vijnë. Jam shpresë plotë dhe e di se energjia që ka PD, besimi që ne kemi mbështetja në partnerët tanë strategjikë, vizioni euroatlantik jam e sigurt që qytetarët tanë do ti kenë realitet.

Shqetësimi im kryesor dhe ligështia që unë kam është se megjithëse ka 10 vite në qeverisje kjo qeveri del në të gjitha sondazhet që kjo opozitë më pak e pëlqyer se qeverisja, që duhet të ishte e kundërta.  Ka një grup njerëzish që e duan PD-në për një forcë e cila nesër mund ta ndryshojë Shqipërinë. Unë gjykoj se në këto zgjedhje duhet të dalim me një kandidat, ia kam thënë edhe Alibeajt. E rëndësishme është që opozita të ketë një kandidat përballë qeverisë. Përçarja dhe sulmi i parlamentit përçohet edhe në bazë. Nuk e di si do gjendet mekanizmi, por ia kam kërkuar edhe kolegëve. Është një zgjidhje politike.’- u shpreh Tabaku.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj