TIRANE- Sot lenë qelitë e burgjeve rreth 900 persona të dënuar të cilët përfitojnë nga amnistia e miratuar në fund të muajit dhjetor 2015. Në të gjitha burgjet e vendit sot fillojnë lirimit e para, ku mësohet se mbi 200 persona do lirohen vetëm në paraburgimin e Fierit. Pikërisht në këtë paraburgim gjatë ditës së sotme do jenë të pranishëm ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto dhe përfaqësues të tjerë.

Pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka deklaruar për “Shqiptarja.com” se ai kishte urdhëruar ngritjen e një komisioni të posaçëm për evidentimin e të gjithë personave që përfitonin nga amnistia. “Jemi në kushtet kur po bëjmë evidentimin e personave që përfitojnë faljen e dënimit. Është një punë intensive që po kryhet pasi po evidentohen të gjithë personat që përfitojnë lirinë në çdo qëndër të vuajtjes së dënimit.