Amnistia, mesnata "boshatis"
qelitë, lirohen 813 të burgosu

TIRANE – Lirohen nga burgu 813 persona, të cilët kanë përfituar nga amnistia e miratuar në mars në Parlament dhe e dekretuar nga presidenti Bujar Nishani. Burime nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se deri në mesnatë, janë liruar të gjithë personat e parashikuar që të përfitonin nga kjo aministi. Ndërkohë, që bëhet me dije se gjatë ditës së sotme nuk pritet të ketë asnjë lirim, pasi të gjtihë janë liruar gjatë ditës së djeshme. 

Kamera e A1 Report ndoqi procesin në burgjet në Tiranë dhe rrethe, nga ku liroheshin të amnistuarit.  Përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë personat e tjerë meshkuj dhe një vit e gjysëm femra, përveç të dënuarve përjetë. Pjesë e përfituesve nga falja e përgjithshme janë edhe gratë, mes të dënuarve të cilëve u kanë mbetur deri në 3 vite burg, personave të dënuar me kusht apo gjobë etj, ndërsa përjashtohen nga amnistia të dënuarit për krime të rënda.

Edhe kryeprokurori Adriatik Llala, ka dërguar një qarkore shefave të prokurorive të rretheve për të identifikuar dosjet të cilat përfitojnë nga amnistia, ndërsa bëhet fjalë për ato procedime penale të cilat janë regjistruar deri në 31 dhjetor të vitit 2013.

TE GJITHA ZHVILLIMET GJATE AMNISTISE NE DITEN E PARE, Dt 10 PRILL

ORA 16:30 NGA BURGJET LIROHEN 710 TE DENUAR

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju bën me dije, zbatimi i Ligjit Nr. 22/2014 “Për Dhënie Amnistie”, i cili hyri në fuqi sot, ka vijuar normalisht në të gjitha burgjet të vendit.

Deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kanë lënë qelitë e tyre 710 të burgosur, nga të cilët:

Të dënuar:
145 të dënuar nga IEVP Peqin
88 të dënuar nga IEVP Korçë, Drenovë
82 të dënuar IEVP “Ali Demi” (nga të cilët, 25 gra dhe 57 burra)
77 të dënuar nga IEVP Lushnje
62 të dënuar nga Fushë- Krujë
54 të dënuar dhe të paraburgosur nga IEVP Rrogozhinë
54 të dënuar nga IEVP Vaqarr
53 të dënuar nga IEVP Lezhë
25 të dënuar nga IEVP Burrel
23 të mitur nga Instituti i të Miturve Kavajë
8 të burgosur nga IEVP Durrës (1 i paraburgosur, 7 të dënuar)
4 të dënuar nga IEVP Krujë
1 i dënuar nga QSB
 
Të paraburgosur:
9 të paraburgosur nga IEVP Vlorë
7 të paraburgosur nga IEVP Tepelenë, Bënçë
6 të paraburgosur nga IEVP “Jordan Misja”
5 të paraburgosur  nga IEVP “Mine Peza”
4 të paraburgosur nga IEVP Elbasan
3 të paraburgosur  nga IEVP Berat
 
Procesi i lirimit në bazë të ligjit “Për dhënie amnistie” do të vijojë, deri në përfundim të listës së plotë të të dënuarve që përfitojnë lirinë.

LIRIMET DERI NE OREN 11:15
Deri në orën 11:15 janë liruar 376 persona nga burgjet në të gjithë vendin.
 
Nga burgu i Lezhës u liruan 11 të burgosur
Nga burgu i Fushë Krujës u liruan 31 të burgosur
Nga burgu i Peqinit u liruan 37 të burgosur
Nga burgu i Kavajës u liruan 12 të burgosur
Nga burgu i Lushnjes u liruan 74 të burgosur
Nga burgu i Vaqarrit u liruan 13 të burgosur
Nga burgu i Burrelit u liruan 22 të burgosur
Nga burgu 313 në Tiranë u liruan 5 të burgosur
Nga burgu i Rrogozhinës u liruan 20 të burgosur
Nga burgu i Drenovës u liruan 84 persona
Nga burgu i Durrësit u liruan 7 të burgosur
Nga burgu i Vlorës u liruan 9 persona

Nga burgu 325 në Tiranë u liruan 35 gra dhe 17 burra, në total 42 të burgosur
Nga burgjet e Beratit, Elbasanit dhe Tepelenës nuk kishte asnjë të liruar deri në 11:15

NISIN LIRIMET E PARA TË TË DËNUARVE
Rajmonda Asllani, e dënuar për mashtrim, është e para e burgosur e cila la qelinë nga burgu 325 në kryeqytet, i njohur ndryshe si burgu i “Ali Demit”. Rreth 30 gra të tjera do të lënë qelitë e këtij burgu, ndërsa Rajmonda, mes lotësh gëzimi për jetën që e pret, por edhe me lot trishtimi për shoqet që lë në qeli, tha se do të nisë jetën tashmë jashtë Shqipërisë.

burgu i grave

Një e dënuar me 15 vjet burg dhe që ka përfituar falje me 1 vit, është një tjetër e burgosur e cila fitoi sot lirinë. Mes lotësh gëzimi ajo është takuar me të afërmit që e prisnin para burgut, ndërsa para mediave ka shprehur falenderimet ndaj shtetit që iu bë e mundur të fitojë lirinë. “Shpresoj të dalin edhe gratë e tjera që s’e meritojnë dënimin. Fëmijët kanë 7 vjet në jetimore, se di çfarë më pret”, tha e dënuara, tashmë e lirë. E pyetur se cila do të jetë gjëja e parë që do të bëjë, ajo tha: “Do kënaqem me kalamajt, me të gjithë të afërmit e mi”.

burgu i grave

NGA DRENOVA LIROHEN 88 TE DENUAR, 5 NGA PARABURGIMI I VLORES
88 të burgosur në institucionin e vuajtjes së dënimit në Drenovë dhe 5 të dënuar në dhomat e paraburgimi në qytetin e Vlorë, përfitojnë nga aministia. Drejtori i burgut të Drenovës, Filip Ulndreaj tha se është përpiluar një plan masash në bashkëpunim me policinë.

Ndërkaq, sipas drejtorit të paraburgimi në Vlorë, Bashkim Habili, personat të cilët lënë qelinë e paraburgimit, janë me vepra më të lehta penale se të tjerët. Habili ka sqaruar se do të ketë edhe një fazë tjetër pasi do të shqyrtohen nga gjykatësit edhe rastet e tjera, por që posedojne procedime penale më të lehta se të tjerët.

Në foto duken edhe familjarët e të dënuarve që presin të takojnë të afërmit e tyre të porsaliruar nga burgu, si dhe disa prej ish të burgosurve të liruar. 

burgu Drenova
(Në foto: Familjarët duke pritur jashtë burgut në Drenovë)

KATEGORITE QE PERFITOJNE NGA AMNISTIA

Sipas ligjit, plotësojnë kriteret për të lënë qelitë:

Të gjithë të dënuarit të cilëve u kanë mbetur deri në 2 vite burg për të vuajtur

Personat e dënuar me kusht apo me gjobë, apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2013, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi

Personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me kusht, me gjobë, apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim

Personat e dënuar me burgim, të cilëve, në datën 30 nëntor 2013, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; ç) të dënuarat femra, që në datën 30 nëntor 2013 janë baras ose mbi moshën 55 vjeç; të dënuarit meshkuj, që në datën 30 nëntor 2013 janë baras ose mbi moshën 60 vjeç; të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç.

KUSH NUK PERFITON NGA AMNISTIA
Në të gjitha rastet përjashtohen të dënuarit për krime të rënda, të cilat parashikohen në nenin 4 të ligjit.

a) krime kundër njerëzimit, b) krime kundër jetës, të kryera me dashje dhe vrasje e mbetur në tentativë, c) vepra penale, të kryera me dashje kundër shëndetit; ç) krime seksuale; d) vepra penale kundër lirisë së personit; dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit; e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes; ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike; f) vepra penale kundër mjedisit; g) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues; gj) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera; h) vepra me qëllime terroriste; i) krime kundër autoritetit të shtetit; j) vepra me qëllime terroriste; k) vepra penale kundër drejtësisë; l) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve; ll) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale
 
*Lajmi u publikua më 10 Prill dhe u perditesua sot

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet