Amnistia penale, 200 të dënuar në burgun e Reçit letër deputetëve: Lini pas ndasitë, votoni pro

Amnistia penale, 200 të dënuar në burgun e Reçit letër deputetëve: Lini pas ndasitë, votoni pro

Peticioni i të dënuarve në Burgun e Reçit

Teksa amnistia penale ka mbetur peng i kaosit në Kuvend, 200 të dënuar të Burgut të Reçit i janë drejtuar me një peticion deputetëve të opozitës ku i bëjnë thirrje që të bashkojnë votat me mazhorancën për ta miratuar.

Avokati përfaqësues i tyre, Anton Kosteri në një deklaratë për mediat thotë se ligjvënësit duhet të lënë pas ndasitë dhe të bëhen bashkë për të miratuar amnistinë.

“Për t’i bërë thirrje opinionit, por të gjithë deputetëve të Kuvendit, në veçanti deputetëve të opozitës, se rreth 200 të dënuar në burgun e Recit, u janë drejtuar deputetëve të opozitës me një kërkesë për votimin sa më parë të pr.ligjit për amnistinë. Si një zë përfaqësues i këtyre të dënuarve, më kanë kërkuar t’u parashtroj deputetëve këtë kërkesë dhe peticion, që të lënë pas çdo lloj ndasie që mund të kenë dhe të shkojnë të votojnë këtë ligj në Kuvendin e Shqipërisë”, tha avokati.

Në letrën drejtuar deputetëve, ata thonë se ka tre vite që nuk është bërë amnisti dhe për shkak të kaosit në Kuvend nuk po përfitojnë të dënuarit siç është parashikuar në pr.ligj. Të dënuarit kërkojnë që të arrihet konsensusi mes palëve.

Për miratimin e pr.ligjit për amnistinë penale duhen 84 vota, të cilat mazhoranca nuk i ka e vetme. Për shkak të kaosit, amnistia ka mbetur peng që prej muajit dhjetor pas palët nuk kanë arritur një dakordësi për miratimin e saj.

 

Peticioni  i të dënuarve 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka