‘S’pranojmë kushte’, Manja: Basha kërkon të amnistojmë zjarrvënës! Draftin e kalojmë në Kuvend kur të kemi votat

Edhe pse e vetme nuk mund të sigurojë 84 votat e nevojshme për të miratuar “Amnistinë Penale”, mazhoranca thotë se nuk do të pranojë asnjë kusht të vendosur nga fragmentet e opozitës në këmbim të votës.

Nga Vlora, ministri i drejtësisë Ulsi Manja, i dha një përgjigje pretendimeve të tyre se qeveria kërkon të lehtësojë dënimet edhe për zyrtarët e lartë të dënuar nga Gjykata e Posaçme.

"Vënë kushte për votën për amnistinë. Mazhoranca dhe komisioni i ligjeve e çuam draftin në kuvend dhe ky draft nuk amniston asnjë zyrtar të dënuar  për korrupsion dhe të dënuar nga GJKKO dhe që është hetuar nga SPAK", tha Manja. 

Një përgjigje e pati edhe për Lulzim Bashën duke thënë se nuk i duan votat e tyre me kushte, pasi nuk mund të ketë amnisti për ata protestues që kanë shkatërruar prona me dhunë apo kanë goditur policët për shkak të detyrës. Sipas Manjës ata janë zjarrvënës që kanë kryer krime të rënda. Manja shtoi se janë gati të ulen në diskutime për propozimet e opozitës për amnistinë penale, por duke theksuar se nuk duhet të bien ndesh me parimet e amnistisë.

“Ne duam votat e gjithë deputetëve. Kërkon të amnistohen jo protestuesit, po zjarrvënësit. Çlidhje ka një njeri që është dënuar për shkatërrim prone me zjarr, çlidhje ka një njeri që është dënuar për goditje për shkak të detyrës të një polici, çlidhje ka me protestuesit një njeri që është dëbuar për shkelje të rregullave për lëndët plasëse. Këtu nuk është amnisti për protestuesit, por për njerëz që kanë kryer krime të rënda në këtë vend

Jemi të hapur që të ulemi në sallën e kuvendit dhe për kërkesa racionale, që nuk bien ndesh me parimet e amnistisë dhe që siguron një balancë mes amnistisë si akt human dhe veprimtarisë së sistemit të drejtësisë, jemi gati të ulemi të bisedojmë por nuk pranojmë kushte për një gjë që nuk na takon vetëm ne. Secili nga deputetët e ka një votë për ta dhënë për këtë ligj q është një akt human", vijoi Manja. 

Sipas rregullores së Kuvendit, ministri theksoi se drafti nuk kthehet më në Komisionin e Ligjeve, por tha se janë të hapur për amendamente të opozitës që mund t’i bashkëngjisin në sallën plenare kur të futet në rend dite amnistia. Ministri tha se do kalojë në Kuvend kur t’i kenë votat.

"Këtë bëri komisioni i ligjeve por kjo nuk mund të jetë shkak për të thënë s’ka amnisti. Është në rendin e ditës së Kuvendit. Rregullorja e kuvendit i ka të përcaktuara, s’ka pse kthehet më në komision. Nëse do ketë amendamente është salla e seancës plenare. Kjo nuk përjashton mundësinë që kur të sigurohen votat të futen në rendin e ditës. Nga kjo amnisti nuk amnistohet korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe asnjë i dënuar i dënuar nga GJKKO dhe i hetuar nga SPAK”, tha Manja.

Amnistia Penale u tërhoq nga rendi i ditës të enjten në parlament për shkak të mosdakordësisë me opozitën për 84 votat e nevojshme, megjithatë mazhoranca ka treguar sigurinë e plotë për votimin e këtij projektligji së shpejti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Manja-opozitës: Në tavolinë më thoni do e votojmë amnistinë ministër, në media gënjeni

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka hedhur akuza ndaj opozitës se gënjejnë para mediave, duke thënë se në tavolinë, deputetët të caktuar i kanë premtuar se do ta votojnë amnistinë penale dhe më pas në deklarata për shtyp thonë s’do e votojmë.

“Ata që nuk e kanë hallin e vet te dera nuk ja qajnë hallin dot tjetrit. Harrojnë që me atë votë përfitojnë rreth 700 të dënuar në burg. Është nderi i parlamentit që tu japin mundësitë të bashkohen me familjarët.

Si ish-prokuror kam parë shumë gënjeshtarë, në politikë po njoh edhe gënjeshtarë që ndryshe thonë para mediave dhe ndryshe thonë në tavolinë. Në tavolina thonë zot ministër do e votojmë amnistinë, sa dalin para mediave dalin te veshi i gënjeshtrës. Këtë kam thënë dje sepse një nga shtysat për të pasur një ligj amnistie kanë qenë edhe indicet që deputetët të grupeve politike që marrin nga zonat e tyre. Tani vinë aty dhe kanë hallin se kush do e thyejë i pari këmbën për të hyrë në parlament”, tha Manja.  

Ora 13:34
Opozita nuk voton amnistinë, Manja: Lojë politike! Vijnë në Kuvend e shohin njëri-tjetrin se kush do i jap fund kaosit! Kanë frikë se quhen tradhtarë

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se opozita nuk po e voton amnistinë për arsye politike. Nga Vlora ai komentoi edhe skenarin e bllokimit në Kuvend nga Rithemelimi, duke thënë se dy grupet e PD vijnë në kuvend e shohin njëri-tjetrin se kush do i japë fund bojkotit se kanë frikë se do quhen tradhtari politik.

"Të gjithë flasin për amnistinë, politikanë, analistë media por askush nuk dëshiron të lexojë të vërtetën që është e shkruar në ligjin e amnistisë. Arsyeja përse nuk duan është politike. Opozita është jashtë sallës së parlamentit, ka 3 muaj që nuk është në normalitet për shkak të qëndrimit të opozitë, ka një grup tjetër që bën sikur vjen dhe shohin pjesën tjetër dhe kanë hallin se kush do e thyejë i pari bojkotin për t’iu kthyer seancës në normalitet se do quhet ‘tradhtari’ politik”, tha Manja.

Ora 13:21
Manja i përgjigjet Bashës: Po kërkon të amnistojmë zjarrvënës, jo protestues! Kanë kryer krime të rënda

 

Nga Vlora, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur Lulzim Bashës për propozimin e tij që të përfitojnë nga amnistia protestuesit nga vitit 2008 deri në 2020. Manja tha se nuk amnistojnë protestuesit që kanë shkatërruar prona me dhunë apo kanë goditur policët për shkak të detyrës.

Ministri i Drejtësisë thotë se ata janë zjarrvënës që kanë kryer krime të rënda në vend.

"Protestuesit nuk janë asnjëri, një pjesë mund të jenë në hetim dhe gjykim, por kjo opozitë nuk e ka hallin e protestuesve. Basha ka sjellë ca amendamente në Komision dhe thotë të amnistojmë protestuesit 2008-2020 dhe jo të tjerët. Po këta të 8 janarit që protestuan te godina, të Rithemelimit që protestuan në mënyrë të paligjshme kundër Lulzimit atje. Këta të mos i amnistojmë. Prandaj më erdhi mirë që reflektoi PD pas deklaratës sime dhe tha jemi dakord që të amnistohen edhe protestuesit e tjerë. Ne nuk mund të amnistojmë protestuesit e Lulzimit dhe mos të amnistojmë protestuesit e tjerë që protestoj unë në Shqipëri. Ky është mesazhi i mirë që dha dje dhe opozita dh e tjetra pastaj ka një fjalë timen të nxjerrë dje nga konteksti.

Vënë kushte për votën për amnistinë. Mazhoranca dhe komisioni i ligjeve e çuam draftin në kuvend dhe ky draft nuk amniston asnjë zyrtar të dënuar  për korrupsion dhe të dënuar nga GJKKO. Më thuhet që vëmë kushte hiq këtë hiq atë të japim votën. Ne duam votat e gjithë deputetëve. Kërkon të amnistohen jo protestuesit, po zjarrvënësit. Çlidhje ka një njeri që është dënuar për shkatërrim prone me zjarr, çlidhje ka një njeri që është dënuar për goditje për shkak të detyrës të një polici, çlidhje ka me protestuesit një njeri që është dëbuar për shkelje të rregullave për lëndët plasëse. Këtu nuk është amnisti për protestuesit, por për njerëz që kanë kryer krime të rënda në këtë vend", tha Manja.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasho: 23/02/2024 18:11

    Po ata qe jane denuar per 283/1, 284/1, 199/a dhe qe perbejne me shume 80% te popullsise se burgjeve, per cilen arsye i keni perjashtuar?? A ka logjike qe te perjashtosh nga perfitimet e amnistise personat te cileve u eshte pezulluar denimi me kusht?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici