Ministri i Drejtësisë Manja u shpreh se aministia për të burgosurit do të zgjidhte mbipopullimin në burgje dhe se për të po studiohet.
I pyetur nga deputeti Xhaferraj, Manja u shpreh se po bëhet një tudim i thellë nga ministria e Drejtësisë dhe se nuk po bëhet për zgjedhjet elektorale.
Pjesë nga diskutimi:
Ferdinand Xhaferraj: A ka studim MD lidhur me amnistinë, apo bëhet në fund të vitit për qëllime elektorale? Pr.buxheti do ta lehtësojë mbipopullimin e burgjeve?
Manja: Unë kam ardhur në komision dhe për të ndryshuar një standart se diskutimi për buxhetin është politik e pastaj teknik. Nuk mund të vijë një institucion i varësisë për të diskutuar buxhetin, se po të ishte i karakterit teknik shifrat janë aty e diskutimi do ishte i mbyllur. Pra është standart që ne e vendosim. Lidhur me amnistinë penale dua të jem i qartë, se sa herë ka periudha zgjedhore e flitet për amnistri penale ka tendencë për t’i gërshetuar këto dy gjëra. Amnistia penale është traditë, niset nga parimet e humanizmit e qëllimeve që ka dënimi, është ushtruar herë pas herë aministia, ka pasur që në 2013 e fundit është bërë në 2020, jemi në një proces të studimit e analizimit të gjithë faktorëve e indikatorëve që merr në konsideratë një amnisti penale e pse jo ministria e drejtësisë do propozojë por që ska lidhje me zgjehdjet se të paraburgosurit e ushtrojnë te drejten e votës dhe pa pasur amnisti. Të paraburgosurit dhe të dënuarit do votojnë. Sa e gjerë do jetë kjo amnisti nëse do ketë ndjekjen penale, gjykimin dhe ekzekutimin e vendimeve penale, pra të tre fazat, këtë po e studiojmë në ministri me Drejtorinë e Burgjeve.
Lajmi kryesor:
PS-PD dakord në parim për nismën e qeverisë, Manja te 'Siguria': Po mendojmë amnistinë se janë mbipopulluar burgjet! Opozita: E duam, por për kërkesat e qytetarëve jo të qeverisë
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2293
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Burg i hapur ‘hotel’ për ata që kanë edhe 2.6 vit burg/ Zbulohet kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë: Vetëm për ata me 1 vit izolim, kritere të forta
29 Janar, 14:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48