Nënshkrimi i amnistisë nga ana e presidentit të Repulikës Bujar Nishani, në burgun e grave do të sjellë lirimin për rreth 10 të dënuarave.
Ndryshimet e herëpashershme në nene, solli për burgun e grave "Ali Demi" rreth 10 gra. Kjo u konfirmua nga burime të Report Tv. Megjithatë për të gjitha gratë që tashmë janë duke vuajtur dënimin e tyre po punohet që në kohën kur ato do të largohen nga institucioni i vuajtjes së dënimit të kenë mundësi për t’u futur në tregun e punës dhe rrjedhimisht punësim.
Drejtoresha e burgut 325 , Xhoi Jakaj, shpjegoi për Report Tv procedura për aftësimin e të dënuarave në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
"Në burgun “Ali Demi” është e atashuar njësia numër katër e formimit profesional ku janë certifikuar rreth 110 gra për profesione të ndryshme, si kujdestari e fëmijëve po të moshës së tretë, certifikata për parukeri, zejtari, kompjuter, ku unë po pres edhe një projekt nga ambasada e OSBE për ta zhvilluar brenda burgut dhe për të pasur më shumë jetëgjatësi që gratë dhe vajzat të kenë mundësi punësimi që kur dalin të jenë të afta ta vënë në punë këtë certifikatë", u shpreh drejtoresha e burgut 325 , Xhoi Jakaj.
Po kështu është kërkuar nga ana e këtij institucioni që çdo i ftuar që viziton këtë institucion të marrë përsipër punësimin e njërës perj tyre pasi të dalë nga dyert e burgut. Kjo pasi ende këto gra janë viktima të mentalitetit.
"Nëse shoqëria i mbështet këto gra dhe vajza do të ketë më pak dhunë, dhe do ketë më shumë nëna pranë familjeve të tyre, ku biologjikisht nëna për këtë është lindur", deklaroi Jakaj.
Përgatitja e të dënuarave për të rifilluar jetën pasi anë vuajtur dënimin vazhdon të jetë sfidë, ashtu sikundër vazhdon të jetë sfidë edhe eleminimi i dhunës nga shoqëria jonë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15