Aksi i vetëm rrugor që lidh qendrën e qytetit muzeal të një mbi një dritareve, me dy pjesët e tij, por edhe me Poliçanin dhe Skraparin është plotësisht i amortizuar. I ngushtë, i tejmbushur me gropa, ky aks rrugor në Berat është tejet problematik ndërsa qarkullimi kryhet me mjaft vështirësi duke krijuar radhë të gjata mjetesh.
Drejtuesit automjeteve shprehen se amortizimi i rrugës ka ardhur si pasojë e qarkullimit pa kriter të automjeteve të tonazhit të rëndë. Të vetmet ndërhyrje që ka bërë ndër vite bashkia kanë qenë mbushja e gropave, të cilat sërish janë shkatërruar dhe vështirësojnë dhe më tej situatën. Ndërsa ndërhyrje totale kjo rrugë nuk ka parë prej shumë vitesh.

Komente


Sa te jete kryetar bashkie Petrit Sina me keq ka per tu bere. Fshatari vetem te vjedhi per veten e vet mendon. Asgje nuk beri per Beratin ky legen kryetar.
Përgjigju