AMP arrestoi policin që shiste drogë në Sarandë, zv ministri i Brendshëm: Procesi i vetëpastrimit në radhët e policisë, në një fazë të re

 

Zv ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka komentuar arrestimin e policit të AMP-së në Sarandë i cili shpërndante drogë në një lokal që e kishte marrë me qira në Sarandë.

“Vijon procesi i vetë-pastrimit në Policisë së Shtetit.

Rasti më i fundit i arrestimit dhe vendosjes përpara përgjegjësisë penale të një oficeri të Policisë së Shtetit në Sarandë, i dyshuar për veprimtarinë e paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, krahas operacionit të pak ditëve më parë në Durrës, janë vetëm 2 prej 14 rasteve të paligjshmërisë dhe njollës së turpit të evidentuara në tre javët e fundit nga një proces vetëpastrimi i radhëve të Policisë, i cili ka hyrë në një fazë të re, pa kthim pas!

Punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare apo dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm do të vijojnë të përballen, pa dallim dhe #zero kompromis me ashpërsinë e ligjit dhe vendosmërinë e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për ta rritur në një tjetër nivel sundimin e shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në këtë drejtim është kritike, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët shqiptarë është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurt dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të gardianëve të ndershëm dhe profesionistë ligjit.

Falenderojmë të gjithë ata qytetarë të cilët kanë raportuar apo ndarë me ne ankesat e tyre për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit. Ndonëse ky muaj nuk ka përfunduar akoma, rezultatet e mësipërme domethënëse si dhe shume raste të tjera të punonjësve të policisë të përjashtuar për shkelje të normave etike nuk do të ishin arritur pa besimin dhe bashkëpunimin e publikut.”- tha Lamallari.


Lajmi kryesor:

Shpërndante kanabis në një lokal që e kishte marrë me qira në Sarandë, arrestohet nga AMP polici dhe bashkëpunëtori i tij! U kapën me 100 doza droge (VIDEO)


G.MO/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s