AMP bën ‘bilancin’ e 3 muajve të parë të vitit, 14 policë në pranga! 78% më shumë referime në Prokuroi se në 2023-shin

Visi i Pazarit, ose Ervis Shkurta, efektiv i Operacionales, ishte një prej 14 policët e arrestuar në 3 muajt e parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. 38-vjeçari ishte pjesë e grupit të trafikimit të kokainës në Tiranë, të cilët u arrestuan në Rrugë të Kavajës në përpjekje për t’iu larguar Antidrogës. Në 3 muajt e parë të vitit 2024 AMP shtoi me 78% numrin e referimeve penale në prokuroritë e vendit, 73 në total, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më i lartë është edhe numri i personave të referuar, i cili ka një rritje me 80.3, duke dërguar te organi i akuzës 119 punonjës të Policisë së Shtetit.

Hetimet proaktive po ashtu janë rritur me trefishë më shumë, nga 11 për 3 muajt e parë të vitit 2023 në 33 në periudhën janar-mars 2042, ndërsa 14 policë dhe 5 qytetarë të tjerë u arrestuan jo vetëm në kushtet e flagrancës, por edhe ekzekutimeve të vendimeve të gjykatave. Në raportin e publikuan për 3 mujorin e parë të vitit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nga 73 referimet e kryera me 119 subjekte, 37 prej tyre janë në akuzë për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasive, 60 punonjës të strukturave dhe 17 qytetarë për shpërdorim detyre duke favorizuar forma të ndryshme të paligjshmërive, dhe pjesa tjetër për vepra penale më të vogla.

Sërish abuzimi me detyrën mbetet forma më klasike e paligjshmërive me rreth 43 % të totalit të referimeve. Ndërkohë, në Linjën e Gjelbër, ku qytetarët mund të denoncojnë çdo parregullsi dhe kalim të kompetencave të punonjësve të policisë erdhën 929 telefonata, duke shënuar një rritje me 5.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të cilët raportuan 339 ankesa, të cilat pas analizës vetëm 53 prej tyre kanë qenë të bazuara dhe është nisur hetim apo verifikim.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë