Historia e biçikletave në Hollandë,nisi në vitet 1960. Në këto vite, qytetet holandeze ishin skllevër të mjeteve të motorizuara dhe makina shihej si transport i të ardhmes. Gjithcka ndryshoi pas aksidenteve dhe vdekjeve të fëmijëve nga trafiku dhe aktivizmi i ashpër qytetar, të cilat çliruan qytetet e Hollandës dhe sollën përdorimin e sotshëm të biçikletës.
Kushdo që ka provuar ndonjëherë të kalojë me makinë nëpër qendrën e Amsterdamit e di mirë se rrugët i zotërojnë çiklistët. Ngado sheh një mizëri çiklistësh të pashqetësuar nga rregullat e trafikut, të cilët marrin përparësinë sipas dëshirës, duke i bërë të pafuqishëm shoferët me masën e tyre kritike rrugëve.
Rregulla të forta për lëvizjen me biçikleta dhe sakrifica të mëdha u ndërrmorën për të akomoduar çiklistët: Qyteti ka një rrjet aq të mirëorganizuar korsish për biçikleta sa dhe një fëmijë 3-4 vjeç , apo i moshuar mund të pedaloj lehtësisht si mënyra më e sigurt e transportit. Kjo nuk ndodh vetëm në Amsterdam, po në çdo qytet apo qytezë të Hollandës.
Vetë shumica e hollandezëve sot i marrin korsitë e bicikletave për të mirëqëna sikur kanë ekzistuar gjithmonë. Në të vërtetë nuk është kështu. Midis viteve 1950 - 1960 çiklistët ishin nën kërcënim të vazhdueshëm për tu "dëbuar" nga qytetet Hollandeze për shkak të rritjes së menjëhershme të numrit të makinave në qytet. Vetëm në saj të Aktivizmit të fortë dhe disa ngjarjeve vendimtare, arriti aty ku është padyshim sot: Kryeqyteti i biçikletave në botë!Hollanda është një shëmbull që duhet ndjekur në këtë drejtim, për të pasur një ambient ekologjikisht të pastër.
/atsh/
/Shqiptarja.com