Aktori dhe regjisori i njohur, Gjergj Mena, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Aktorja Algiona Aga, teksa ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto me Gjergjin ka bërë edhe një dedikim të ndjerë.

“Ku t’i gjej fjalët për ty, Gjergji im… shoku im… miku im… vëllai im… njeriu im… familja ime… shpatulla ime. Mirënjohëse përjetë që të pata në jetën time. Do t’i lutem Zotit që shpirtrat tanë të takohen sërish, Gjergji im… Të dua përtej jetës”, ka shkruar aktorja.

Foto: Postimi i aktores Algiona Aga


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj Mena! Humbi betejën me sëmundjen e rëndë