Anëtarësim i detyrueshëm i bizneseve 
 në 1 dhomë tregëtie “cenon bizneset”

Anëtarësim i detyrueshëm i bizneseve <br /> në 1 dhomë tregëtie “cenon bizneset”
Projektligji, i cili parashikon që bizneset duhet detyrimisht të anëtarësohet në një dhomë tregëtie, e si rrjedhojë duhet të paguajnë edhe kuotën e antarësisë, është i padrejtë dhe penalizues.

Deklara u bë dje në komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin nga përfaqësues të grupeve të interesit: “Për kuotat e antarësisë nuk vendosin bizneset, por vendos asambleja e anëtarëve të bashkimit të dhomës.

Kjo do të thotë që tek Dhoma e Tiranës, Durrësit, Elbasanit.. të mbidhen kryetarët dhe të vendosin kuotën, që në këto kushte do të jetë arbitrare për biznesin.
 
Dhe, me sa dimë, kuotat e mëparshme kanë qenë goxha të larta, që shkonin deri në 1.000 dollarë”. Qëllimi i këtij projektligji është të rriten të ardhurave për Dhomat. Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, mbështeti antarësimin e detyrueshëm të bizneseve në dhoma.

Ai tha se, duke paguar një shumë të caktuar nga të antarësuarit e rinj, rritet edhe kërkesa e llogarisë që ata dhe grupet të interesit mund të kërkojnë ndaj dhomave të tregëtisë.“Kur një sipërmarrës paguan antarësinë, është i obliguar në mënyrë të shumfishtë për të kërkuar shërbimin dhe mbrojtjen e duhur.

Në momentin që një sipërmarrës nuk është anëtar, është i çorientuar për të kërkuar të drejtën e tij”, tha Jaka. Ai deklaroi se antarësimi i bizneseve të reja dhe personave fizikë në një dhomë tregëtie nuk do të jetë i detyrueshëm.
 
Gjithashtu, Jaka shtoi se nuk do cenohet sipërmarrja me penalitete. Me ndryshimet e fundit ligjore, anëtarët e dhomave do të duhet të paguajnë brenda datës 31 mars të çdo viti kuotën e anëtarësisë, masa e së cilës përcaktohet nga Asambleja e Bashkimit të Dhomave.

Nga ana tjetër, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë janë të detyruara që, çdo vit, 30% të fondeve të mbledhura nga kuotizacionet t’i transferojnë si kuotë anëtarësimi pranë Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE