Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka kërkuar zbatmimin me përpikmëri të planit të hartuar nga kjo ministri për përmbushjen e 5 prioriteteve për anëtarësimin në BE. Në një mbledhje me drejtorët, ministrja Gjosha kërkoi angazhimi maksimal për reformat e nevojshme, të cilat duhen ndërmarrë për përmbushjen e 5 prioriteteve.
“Ngritja e grupeve të punës për 5 prioritetet tek të gjitha ministritë, trajnimi i stafit dhe parapërgatitja e tyre në grupe funksionale është domosdoshmëri për të përballuar hapjen e negociatave” deklaroi Gjosha.
Sipas saj duhet zbatimi i planit për 300 ditët në vijim dhe respektimin e afateve të kërkuara.
“Ndjekja me përpikmëri e këtij plani të hartuar, i shërben jo vetëm mirëfunksionimit brenda institucionit por është kyç për vijimësinë drejt procesit të integrimit evropian” theksoi ministrja Gjosha.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com