TIRANE- Mazhoranca qeverisëse kërkon ndërhyrjen e Parlamentit për të zgjidhur ngërçin e krijuar për shkak të përplasjes me KLD. Tre janë opsionet, përmes të cilëve mendohet se mund të realizohet reforma në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Opsioni i parë është ngritja e një komisioni hetimor parlamentar për të shqyrtuar punën e institucionit më të lartë të drejtësisë, që mund të sillte një raport përfundimtar që do të konkludonte në shkarkimin e anëtarëve të KLD të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi.