Vendet anëtare të SEECP-s mbështesin dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Konfirmimin për këtë mbështetje ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka marë gjatë një takimi të zhvilluar në Bukuresht në kuadër të kryesisë rumune. Sipas ministrit Bushati, integrimi evropian është një objektiv kombëtar për shqiptarët.
Anëtaret e SEECP-s u shprehën optimist për arritjet e deritanishme të qeverisë dhe kanë vlerësuar si të merituar marrjen e statusit të vendit për në BE. Ndërkohë ministri Bushati ka vlerësuar edhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në takimin e zhvilluar.
“Ka ardhur koha që Kosova të jetë pjesëmarrëse me të drejta të plota në të gjitha aktivitetet e organizatës, për të realizuar në praktikë parimin e gjithë përfshirjes në bashkëpunimin rajonal. Për ne, mungesa e Kosovës në nismat rajonale e bën procesin e bashkëpunimit rajonal të mangët. Tashmë ky realitet duhet ndryshuar dhe pjesëmarrja e Kosovës në të tilla forume do të ishte një kontribut i mirë për normalizimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e besimit ne rajon”, u shpreh Bushati. Takimi ka qenë i fundit në Presidencën rumune, ndërkohe që për periudhën 2014-2015 organizata do të drejtohet nga Shqipëria.
*Shkrimi u botua në Shqiptarja.com(print) 21 Qershor 2014
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com