TIRANE - Anëtari i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Adriatik Bego, propozoi shkarkimin e drejtorit të CEZ, Sahit Dollapi. “Kompania CEZ ka shkelur ligjin për sa i përket blerjes së mallrave dhe shërbimeve përmes tenderimit, duke shmangur prokurimet publike”, citohen pjesë nga raport i fundit i Entit Rregullator të Energjisë për këtë ndërmarrje.

“CEZ ka anashkaluar përfshirjen e Agjencisë së Prokurimit Publik, e cila bën dhe kontrollin e tenderëve”, tha anëtari i bordit të ERE, Adriatik Bego, i cili i kërkoi Entit Rregullator shkarkimin e drejtorit të përkohshëm të CEZ, Sahit Dollapi. Dollapi, replikoi me bordin e ERE-s.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)