Zyrtarizimi i kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit ka sjellë dhe konfliktet e para mes të pakënaqurve. Mbrëmjen e sotme është mbledhur kryesia e PD në Vlorë së bashku me kandidatët, ku prej më shumë se 3 orësh ka patur debate të forta dhe tensione mes tyre. Shkaku kryesor duket se ka qenë pakënaqësia e Bujar Leskajt i pari në listën e Vlorës, ku është shprehur se me ata kandidatë që ka PD në Vlorë ai nuk mund të arrijë dot një fitore.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i PD në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj është drejt dorëheqjes pikërisht nga fakti se propozimet e tij nuk janë pranuar dhe Basha ka vënë emrat që ka dashur në listë. Humbja në Vlorë për Leskajn do të ishte një përgjegjësi personale dhe për këtë ai fajtor bënë listën dhe emrat e vendosur nga Basha, që për Bujar Leskajn nuk kanë asnjë peshë elektorale në Vlorë. 

I gjithë ky debat që po zhvillohet sepse Basha  nuk ka përfshirë emrat e propozuar nga Leskaj  me të cilët ai pretendonte fitoren në garën e 25 prillit, por ata nuk janë përfshirë. Leskaj mësohet të jetë shprehur se në listë  janë vendosur emra që janë të dobët përballë kandidatëve të PS dhe pretendimi për të siguruar 4 mandate në Vlorë, por me këtë listë vështirë të garantohen.

Një prej emrave që Leskaj kërkonte në listë dhe që nuk është përfshirë është Genc Deromema, i cili gjithashtu është përfshirë në debate dhe paralajmëron dorëheqjen e tij si kreu i PD-së Vlorë. Frika e humbjes në zgjedhje përballë kandidatëve të PS por edhe pakënaqësitë e krijuara në radhët e eksponentëve të tjerë të PD në Vlorë,  kanë  bërë që Bujar Leskaj të diskutojë dorëheqjen pasi përgjegjësia e listave për këtë qark ka rënë mbi të. Leskaj dhe Deromema kishin bërë vetë listën me kandidatët që sipas tyre premtonin fitore në garën e 25 prillit, por që ata s'janë përfillur dhe përfshirë në listën e Bashës.  

"Nuk jam dakord me listat dhe propozimet që janë çuar, nuk janë përfillur propozimet e mia dhe po krijojnë pakënaqësi te baza. Po më thonë sa janë këto emra, unë s'fitoj dom me këto emra pa peshë. Çfarë pune kanë nga Tirana të vijnë në Vlorë", thonë burimet se është shprehur Bujar Leskaj para strukturave të PD Vlorë.

Në mbledhjen 3 orëshe kanë qenë edhe Agron Kuliçaj e Sahit Dollapi, ku vetë prania e këtyre të fundit flet për tensione.

Lista e kandidatëve të PD në Vlorë:

  • Bujar Leskaj
  • Ina zhupa
  • Fatjon Veizaj
  • Arber Agalliu
  • Gëzim Ademaj
  • Nada Mecorapaj
  • Jolio Dine
  • Julin Zoto
  • Nada Daullja
  • Lasko Nesti
  • Artird Hoxha
  • Alta Haluci
  • Lorenc Danaj
  • Edmon Fetahu
  • Manjola Nikolla
  • Hysni Sharra
  • Ilir Gunbardhi
  • Afrovita Dhimojani

 Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj

Bujar Leskaj, kryesues i listës së kandidatëve të PD në Vlorë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:19
Tensionet në mbledhjen e kryesisë në Vlorë për listat e kandidatëve, reagon PD: Leskaj nuk është dorëhequr, shpifje e Ramës

PD ka reaguar pas lajmit se drejtuesi i qarkut të Vlorës në këtë qart Bujar Leskaj është gati të dorëhiqet sepse ka pakënaqësi me listën e kandidatëve të bërë nga kreu i PD Lulzim Basha.

Sipas PD lajmi i dorëheqjes së Leskajt është i pavërtetë dhe se ai është në krye të detyrës. Ndërkohë vetë Leskaj nuk ka bërë asnjë reagim publik që pas publikimit të listave.

“Lajmi per doreheqjen e drejtuesit politik te PD ne Vlore Bujar Leskaj eshte i pavertete. Eshte nje shpifje dhe trillim i Edi Rames. Zoti Leskaj eshte ne krye te detyres, ne udheheqje te ekipit fitues te PD ne qarkun Vlorë”, thotë PD.