Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, është shprehur gjatë seancës së sotme për Vettingun, se ligji do të bëhet. Gjatë diskutimeve për shqyrtimin e kërkesës së demokratëve për shpalljen e ligjit në shkelje me Kushtetutën dhe për rrjedhojë shfuqizimin e tij, Kristo tha se ka ardhur koha për të reformuar sistemin politik.
"Vettingu do bëhet dhe shumë mirë që do bëhet. Problemi që më shqetëson për dy palët, a është kjo zgjidhje për reformim të sistemit apo zgjidhje pragmatike. Këtu s'ka as afate. A zgjidhet përfundimisht. Por, a mos ka ardhur koha të reformohet tërësisht sistemi politik pasi është tërësisht i deformuar", u shpreh Vladimir Kristo.
Qëndrimi i anëtarit të Kushtetueses vjen në një kohë kur kjo gjykatë pezulloi ligjin e vettingut në 25 Tetor dhe sot la në fuqi pezullimin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com